Ukraina thotë se Rusia ekzekutoi pesë robër lufte

Forcat ruse ekzekutuan pesë robër lufte ukrainas, tha të dielën Komisioneri Parlamentar i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets. Ai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se trupat ruse qëlluan pesë ushtarët e paarmatosur pasi i kapën. Lubinets nuk dha detaje, por këtë fakt do ta raportojë në OKB. “Kriminelët rusë të luftës

dhjetor 23, 2024 - 07:00
 0  7
Ukraina thotë se Rusia ekzekutoi pesë robër lufte
ukraina-thote-se-rusia-ekzekutoi-pese-rober-lufte

ukraina-thote-se-rusia-ekzekutoi-pese-rober-lufte

Forcat ruse ekzekutuan pesë robër lufte ukrainas, tha të dielën Komisioneri Parlamentar i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets.

Ai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se trupat ruse qëlluan pesë ushtarët e paarmatosur pasi i kapën.

Lubinets nuk dha detaje, por këtë fakt do ta raportojë në OKB.

“Kriminelët rusë të luftës që qëllojnë të burgosurit e luftës ukrainas duhet të sillen para një gjykate ndërkombëtare dhe të ndëshkohen me dënimin më të rëndë të parashikuar nga ligji”.

Rusia nuk e komentoi menjëherë incidentin, por më parë ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës, shkruan Reuters.