Ulje të çmimit të gazit me fillimin e punës në terminalin në Aleksandropul

Gazi më i lirë për industrinë dhe familjet në vend do të sjellë fillimin e funksionimit të terminalit të gazit të lëngshëm natyror në Aleksandropolisin grek, përcjell FLAKA. Sipas kreut The post Ulje të çmimit të gazit me fillimin e punës në terminalin në Aleksandropul appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 23, 2024 - 22:00
 0  3
Ulje të çmimit të gazit me fillimin e punës në terminalin në Aleksandropul

Gazi më i lirë për industrinë dhe familjet në vend do të sjellë fillimin e funksionimit të terminalit të gazit të lëngshëm natyror në Aleksandropolisin grek, përcjell FLAKA.

Sipas kreut të Komisionit Rregullativ, Marko Bislimovski, lajm i mirë është njoftimi se ky terminal do të fillojë me punë nga e marta e ardhshme, 1 tetor. Ky projekt është i një rëndësie të jashtëzakonshme për rajonin, por edhe për vendin, sepse përmes tij do të vijnë sasi serioze të gazit natyror, thotë Bislimovski.

“Është e rëndësishme për këtë terminal që do të furnizojë Evropën Lindore me gaz natyror nga një burim tjetër, dhe ai nuk është rus. Vendi zotëron 10 për qind të terminalit dhe një të katërtën e impiantit të gazit 800 vat në Aleksandropolis, pasi Maqedonia u bë zyrtarisht pjesë e projektit për ndërtimin e tij tre vjet e gjysmë më parë. Mirëpo, fillimisht gazin do ta marrim në mënyrë indirekte”, thotë Bislimovski.

Gazi në Aleksadropolis në masën 5.5 milionë metër kub në vit do të vijë përmes një cisternë të përshtatur posaçërisht. Ai do të dërgojë gaz natyror në sistemin grek të transmetimit dhe prej andej tek konsumatorët fundorë në Greqi, Bullgari, Rumani, Maqedoni, Serbi dhe më tej në Moldavi dhe Ukrainë në lindje dhe Hungari dhe Sllovaki në perëndim. Kontributi i vendit vlerësohet në rreth 132 milionë euro, ndërsa pjesa maqedonase do të menaxhohet nga EMV dhe Resurset Kombëtare të Energjisë. FLAKA

The post Ulje të çmimit të gazit me fillimin e punës në terminalin në Aleksandropul appeared first on Flaka, në çdo lajm... .