Unioni i Romëve edhe zyrtarisht sot bëhet pjesë e “Frontit Europian”

Zgjërimi i Frontit Evropian do të vazhdojë edhe sot. Siç kanë paralajmëruar nga BDI-ja, pjesë e këtij fronti të zgjëruar do të bëhet edhe “Unioni i Romëve”. Marrëveshja zyrtare do të nënshkruhet sot në ora 15:00 në Mevce Palas Restoran. Kujtojmë, dje pjesë e Frontit Europian u bë Partia Demokratike Turke. Para sajë pjesë e […]

Mars 28, 2024 - 12:00
 0  3
Unioni i Romëve edhe zyrtarisht sot bëhet pjesë e “Frontit Europian”

Zgjërimi i Frontit Evropian do të vazhdojë edhe sot. Siç kanë paralajmëruar nga BDI-ja, pjesë e këtij fronti të zgjëruar do të bëhet edhe “Unioni i Romëve”.

Marrëveshja zyrtare do të nënshkruhet sot në ora 15:00 në Mevce Palas Restoran.

Kujtojmë, dje pjesë e Frontit Europian u bë Partia Demokratike Turke. Para sajë pjesë e “Frontit” u bënë, Lëvizja Populli e Skender Rexhepit, Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës dhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit.

“Frontit Europian”, pritet ti bashkohet edhe Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës dhe marrëveshja pritet të mbyllet këtë javë.