Vajza e aktivistit Hadri: Drejtësia më në fund triumfoi pas 35 vitesh dhimbje

Teuta Hadri, vajza e ish-aktivistit kosovar, Enver Hadrit, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar fajësinë për vrasësit e babait të saj. Ajo tha se sonte drejtësia më në fund ka triumfuar dhe se pas 35 vitesh dhimbje dhe përpjekjeje, e vërteta ka dalë në pah. “Enver Hadri ishte viktimë e një krimi të

Jan 29, 2025 - 02:00
 0  5
Vajza e aktivistit Hadri: Drejtësia më në fund triumfoi pas 35 vitesh dhimbje
vajza-e-aktivistit-hadri:-drejtesia-me-ne-fund-triumfoi-pas-35-vitesh-dhimbje

vajza-e-aktivistit-hadri:-drejtesia-me-ne-fund-triumfoi-pas-35-vitesh-dhimbje

Teuta Hadri, vajza e ish-aktivistit kosovar, Enver Hadrit, ka reaguar pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar fajësinë për vrasësit e babait të saj.

Ajo tha se sonte drejtësia më në fund ka triumfuar dhe se pas 35 vitesh dhimbje dhe përpjekjeje, e vërteta ka dalë në pah.

“Enver Hadri ishte viktimë e një krimi të tmerrshëm të orkestruar nga shërbimet sekrete të ish-Jugosllavisë, me ndihmën dhe lidhjet me krimin i organizuar i Beogradit. Sonte, Enver Hadri, babai ynë, bashkëshorti, vëllai, gjyshi, daja, kushëriri, miku dhe bashkëkombësi ynë, ka rikthyer nderin e tij”.

“Ky vendim gjyqësor nuk mund të fshijë humbjen e babait tim apo vitet e vuajtjeve të shkaktuara ndaj familjes sime, por ai përfaqëson shumë më tepër se një aktgjykim. Ky është një dënim i qartë dhe i prerë për një krim shtetëror të motivuar politikisht, që shkeli në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve ’80-’90”, shkroi Hadri, transmeton Klankosova.tv.

Hadri falënderoi avokatët e saj, dëshmitarët, prokuroren, hetuesit dhe jurinë, e cila tha se hodhi poshtë argumentet e rreme të palës së vetme mbrojtëse të pranishme.

Pas gati tri javë shqyrtimi gjyqësor, është zhvilluar seanca e sotme pasi dy nga tre të akuzuarit dhe të dënuarit kanë deponuar ankesë në vendimin paraprak gjyqësor. Bozhidar Spasiq, ish-zyrtar i shërbimeve sekrete serbe, si dhe Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq, në vitin 2016 janë shpallur fajtorë për vrasjen e Enver Hadrit