Valdet Hoxha: Nuk ka arsye të dyshojmë në seriozitetin e Prokurorisë për vonesën e aktakuzës së Radojiqiçit

Ndërsa  ish-zëvendës ministri i punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka thënë në një farë forme se nuk ka faj as prokuroria , duke theksuar se vonesat mund të jenë të nevojshme për shkak të kompleksitetit të rastit dhe kërkesave për ekspertiza ndërkombëtare. Ai ka theksuar rëndësinë e një aktakuzë të qëndrueshme dhe të mbështetur në […]

gusht 12, 2024 - 20:00
 0  5
Valdet Hoxha: Nuk ka arsye të dyshojmë në seriozitetin e Prokurorisë për vonesën e aktakuzës së Radojiqiçit
valdet-hoxha:-nuk-ka-arsye-te-dyshojme-ne-seriozitetin-e-prokurorise-per-vonesen-e-aktakuzes-se-radojiqicit

valdet-hoxha:-nuk-ka-arsye-te-dyshojme-ne-seriozitetin-e-prokurorise-per-vonesen-e-aktakuzes-se-radojiqicit


Ndërsa  ish-zëvendës ministri i punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka thënë në një farë forme se nuk ka faj as prokuroria , duke theksuar se vonesat mund të jenë të nevojshme për shkak të kompleksitetit të rastit dhe kërkesave për ekspertiza ndërkombëtare.

Ai ka theksuar rëndësinë e një aktakuzë të qëndrueshme dhe të mbështetur në prova për të ruajtur seriozitetin e procesit gjyqësor.

“Ne aspektin profesional pa dashur  të  mbroj prokurorinë por rezultatet e prokurorisë speciale deri me tani kanë qenë të kënaqshme në rastet tjera prandaj nuk ka asnjë dyshim apo arsye të  dyshojmë në objektivitetin apo seriozitetin e prokurorisë.

 Po kjo vonesë  siç po interpretohet edhe pse unë besoj  që nuk është vonese është për shkak te specifikave të rastit dhe për shkak se me gjase prokuroria speciale ka kërkuar nga shumë institucione edhe ndërkombëtare disa ekspertiza të cilat nuk mund të kryhen në Kosovë, prandaj është e natyrshme një vonesë e tillë por natyrisht të gjithë kemi interes të ngritjes sa më të hershme të aktakuzës në kuptimin të argumentimit të asaj çka ka ndodhur por duhet të kemi parasysh se koha dhe shpejtësia nuk është aleat i rezultatit përfundimtar”, theksoi Hoxha.