Vazhdoi rritja e çmimeve te prodhimet industriale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te prodhimet industriale në muajin gusht, në krahasim me muajin korrik dhe gushtin e kaluar, transmeton Portalb.mk. Në krahasim me gushtin e kaluar ka pasur rritje për 4.1 përqind, ndërsa në krahasim me korrikun e këtij viti ka pasur rritje për 0.3 përqind. Krahasuar me muajin […]
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve te prodhimet industriale në muajin gusht, në krahasim me muajin korrik dhe gushtin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
Në krahasim me gushtin e kaluar ka pasur rritje për 4.1 përqind, ndërsa në krahasim me korrikun e këtij viti ka pasur rritje për 0.3 përqind. Krahasuar me muajin korrik, rritje më shumë pati te energjia (1.3 %).
“Në muajin gusht të vitit 2024, krahasuar me muajin gusht të vitit 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: Energjia për 12.1 %, Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.4 % dhe Produkte të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Te reparti për prodhimin e duhanit u regjistrua rritje për 12.9 përqind, ndërsa ulje më e madhe te prodhimi i metaleve (10.4 %).