Sali Berisha të mërkurën në SPAK, Partia Demokratike organizohet për protestë

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për dosjen “Partizani dhe ditën e mërkurë në orën 12:00, ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i komunikuar zyrtarisht akuzën. Gjithashtu në këtë ditë, pritet që Partia Demokratike të nisë protestat. Kjo është bërë e ditur nga një mesazh që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ka nisur […]

shtator 9, 2024 - 20:00
 0  7
Sali Berisha të mërkurën në SPAK, Partia Demokratike organizohet për protestë

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për dosjen “Partizani dhe ditën e mërkurë në orën 12:00, ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i komunikuar zyrtarisht akuzën.

Gjithashtu në këtë ditë, pritet që Partia Demokratike të nisë protestat.

Kjo është bërë e ditur nga një mesazh që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ka nisur Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ku bën thirrje për protestë të fuqishme “në solidaritet me të drejtën, të vërtetën dhe kundër narkodrejtësisë”.

Mesazhi i plotë i Flamur Nokës:

“Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithe maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtsisë”, është mesazhi që ka shkuar në telefonin e demokratëve nga sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.