Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga mbledhja e 27-të

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera u miratuan edhe disa rekomandime në lidhje me temperaturat e larta në vend dhe largimin e Blerim Bexhetit nga Komuna e Sarajit, transmeton Portalb.mk. Rekomandimet e miratuara nga Qeveria: Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, gjegjësisht: […]

qershor 18, 2024 - 23:00
 0  9
Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga mbledhja e 27-të
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera u miratuan edhe disa rekomandime në lidhje me temperaturat e larta në vend dhe largimin e Blerim Bexhetit nga Komuna e Sarajit, transmeton Portalb.mk.

Rekomandimet e miratuara nga Qeveria:

  1. Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, gjegjësisht: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet;
  2. Në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) mos praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët mos nxirren jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00;
  3. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar,  të pafuqishëm, të pastrehë;
  4. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e  respektimit të
    rregulloreve ligjore të kësaj fushe.

Këto rekomandime ishin kërkesë e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti për Çështje Hidrometeorologjike ka paralajmëruar që prej 19 deri 23 qershor, gjithë vendi do të përfshihet nga vala e të nxeheti me fazë të portokalli.

“Qeveria me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin lidhur me Vendimin për ndërprerjen e mandatit në pajtim me Ligjin për kryetarin e Komunës së Sarajit dhe ka miratuar
Vendimin për ndërprerjen e mandatit në bazë të Ligjit për kryetarin e Komunës së Sarajit, pas verifikimit të mandatit të tij si deputet”, sqaroi Qeveria.

Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Blerim Bexheti, ka vendosur të jetë deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pasi vendosi të largohet nga pozita e kryetarit në Komunën e Sarajit. Ai ka vlerësuar që ky vendim është për të mirën e qytetarëve.