Vendkalimi kufitar Bogorodicë është hapur pasi u mbyll për shkak të zjarrit në anën greke

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është rihapur venkalimi kufitar Bogorodicë, i cili sot u mbyll përkohësisht për shkak të zjarrit shpërtheu në anën greke. Aktualisht pika kufitare funksionon normalisht, transmeton Portalb.mk. “Po merren masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes së tij do të mund të kalohet sërish kufiri. Apelojmë qytetarët […]

Korrik 18, 2024 - 07:30
 0  4
Vendkalimi kufitar Bogorodicë është hapur pasi u mbyll për shkak të zjarrit në anën greke
Kolonë automjetesh në VK Bogorodicë, Foto: Printscreen nga video-kamera

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është rihapur venkalimi kufitar Bogorodicë, i cili sot u mbyll përkohësisht për shkak të zjarrit shpërtheu në anën greke. Aktualisht pika kufitare funksionon normalisht, transmeton Portalb.mk.

“Po merren masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes së tij do të mund të kalohet sërish kufiri. Apelojmë qytetarët që të mos shkojnë në pikën kufitare derisa të bëhet e ditur se zjarri është shuar dhe qarkullimi të normalizohet”, thanë më herë nga MPB.

Alarmin i zjarreve në Greqi është ndezur që në qershor. Madje shpërthimi i 40 zjarreve dhe errërat që tjekaluan 100 kilometra në orë, ndozën alarmin për evakuime. Zjarret kanosin edhe shtëpitë e banuara, kultet dhe depot.