Venezuela akuzoi se është kryer sulm kibernetik nga Maqedonia e Veriut
Një sulm kibernetik i kryer nga Maqedonia e Veriut ka ndikuar në transmetimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, pretendon Prokuroria në atë vend, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Sipas kryeprokurorit të Venezuelës, Tarek William Saab, u bë një përpjekje për të manipuluar rezultatet, por dështoi. “Qëllimi ishte të përziheshin raportet reale”. […]
Një sulm kibernetik i kryer nga Maqedonia e Veriut ka ndikuar në transmetimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, pretendon Prokuroria në atë vend, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.
Sipas kryeprokurorit të Venezuelës, Tarek William Saab, u bë një përpjekje për të manipuluar rezultatet, por dështoi.
“Qëllimi ishte të përziheshin raportet reale”. “Ne gjetëm dhe identifikuam udhëheqësin kryesor – Lester Toledo,” tha Saab.
Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Saab, shpalli hetim penal kundër lideres së opozitës Maria Corina Machado, duke e akuzuar atë për koordinimin e një sulmi kompjuterik në CNE (Këshilli Kombëtar Zgjedhor), nga Maqedonia e Veriut gjatë zgjedhjeve presidenciale në vend.
“Rezultatet e zonave individuale do të publikohen së shpejti në faqen e Komisionit Zgjedhor”, tha Prokuroria.
Pas votimit të dielën, Komisioni Zgjedhor shpalli fitoren e presidentit autoritar Nicolas Maduro me 51.2% të votave. Kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez, sipas Komisionit Zgjedhor, ka marrë 44.2% të votave.
Opozita nuk i njeh rezultatet dhe akuzon qeverinë për mashtrim zgjedhor. Dyshime në rezultatet zyrtare u shprehën edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe një sërë vendesh të Amerikës Latine.
Sipas sondazheve të opinionit publik, para zgjedhjeve parashikohej një fitore e qartë e opozitës.