Videomesazhi i kryeministrit, reagon Bardhi: I ikën të vërtetës me fjalë boshe. Rama dhe mafiozët e tij nuk përfaqësojnë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve
Pas videomesazhit të Kryeministrit Edi Rama mbi investigimin e emisionit investigativ Report në Rai 3, ku pasqyroheshin lidhjet e krimit me politikën, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi. Duke e cilësuar Edi Ramëm si mafioz që mbron krimin e organizuar dhe sulmon median, Bardhi shkruan se investigimi i mediave ndërkombëtare ka […]
Pas videomesazhit të Kryeministrit Edi Rama mbi investigimin e emisionit investigativ Report në Rai 3, ku pasqyroheshin lidhjet e krimit me politikën, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi. Duke e cilësuar Edi Ramëm si mafioz që mbron krimin e organizuar dhe sulmon median, Bardhi shkruan se investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me “atdhedashuri” që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre.
Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falenderues gazetarisë investigative të Rai 3.