Humolli: Opozita është dashur ta mbrojë Kosovën, edhe përmes Kurtit, ndaj presionit ndërkombëtar

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se presioni i opozitës ndaj kryeministrit Kurti ka qenë për Asociacionin. Ai është shprehur se opozita është dashur ta mbrojë Kosovën, edhe përmes Kurtit, siç tha ai, ndaj presionit ndërkombëtar. “Presioni i opozitës ka qenë për Asociacionin, tërthorazi është bërë presion ‘pse nuk po e bën sepse ti […]

qershor 4, 2024 - 19:01
 0  7
Humolli: Opozita është dashur ta mbrojë Kosovën, edhe përmes Kurtit, ndaj presionit ndërkombëtar
humolli:-opozita-eshte-dashur-ta-mbroje-kosoven,-edhe-permes-kurtit,-ndaj-presionit-nderkombetar

humolli:-opozita-eshte-dashur-ta-mbroje-kosoven,-edhe-permes-kurtit,-ndaj-presionit-nderkombetar

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se presioni i opozitës ndaj kryeministrit Kurti ka qenë për Asociacionin.

Ai është shprehur se opozita është dashur ta mbrojë Kosovën, edhe përmes Kurtit, siç tha ai, ndaj presionit ndërkombëtar.

“Presioni i opozitës ka qenë për Asociacionin, tërthorazi është bërë presion ‘pse nuk po e bën sepse ti je marrë vesh në Ohër që ta bësh’. Në vend që të kërkohet që Albin Kurti nuk duhet ta zbatojë Asociacionin, për arsye se as LDK-ja as PDK-ja që e kanë pasur shumicën në kuvend nuk e kanë bërë këtë Asociacion, atëherë pse ta bëjë një Qeveri sot”.

“Është dashur krejt opozita, është dashur ta mbrojë institucionin  tonë, ta mbrojë Kosovën edhe në qoftë se duhet përmes Albin Kurtit, me mbrojt Kosovën është dashur, kundër këtij presioni ndërkombëtar që iu bë Kosovës”, është shprehur ai sot në “Info Magazine” në Klan Kosova.