Zgjedhjet në Himarë, kreu i PD-së Berisha: Himara prova e fundit, kryengritje paqësore dhe qeveri teknike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Himarë. Para mbështetësve demokratë, Berisha u shpreh se Himara duhet të jetë prova e fundit për kryengritje dhe qeveri teknike. Lideri demokrat ndër të tjera citoi se Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Himarë.
Para mbështetësve demokratë, Berisha u shpreh se Himara duhet të jetë prova e fundit për kryengritje dhe qeveri teknike.
Lideri demokrat ndër të tjera citoi se Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.
“Miqtë e mi, mbrëmë vonë u mbyll farsa e shëmtuar zgjedhore në Himarë, në të cilën Edi Rama shpalosi të gjithë mekanizmat e ekzekutimit të votës pa votuar, pa rënë në kuti. Duke falënderuar të gjithë ata votues, qytetarë që votuan për opozitën, unë i deklaroj sot popullit opozitar se Himara duhet të jetë prova jonë e fundit. Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira”.
Berisha akuzoi sërish kryeministrin Rama se vodhi mandatin duke u mohuar 6 mijë qytetarëve të drejtën e votës.
“Të dashur miq, nuk është sot as një meritë të deklarosh këtë gjë. Nuk është meritë të deklarosh se Edi Rama vodhi mandatin. Nuk është meritë të deklarosh se ai mohoi të drejtat kushtetuese të 6135 qytetarëve. Nuk është meritë të deklarosh se ai shtoi në lista mbi 350-400 qytetarë që nuk kanë votuar kurrë në Himarë. Nuk është meritë të deklarosh se ai përdori të gjithë shtetin kriminal elektoral për të grabitur mandatin e Himarës. Jo miq”.
Ai u bëri thirrje “çdo shqiptari që të bashkohet në kryengritje të fuqishme paqësore për realizimin e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës”.