Virale/ “A duhet të rikthehet Gerta”, BBVA humbet mbi 40 mijë shikues brenda sekondit

Spektakli i mbrëmjes në Big Brother VIP Albania ka sjellë një moment të paprecedentë, ku vendimi për t’i dhënë një mundësi të dytë Gertës ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm dhe masiv nga publiku. Në momentin kur Ledion Liço i bëri të ditur publikut se pavarësisht zarfit të zi, Gerta mund të rikthehej në lojë […] The post Virale/ “A duhet të rikthehet Gerta”, BBVA humbet mbi 40 mijë shikues brenda sekondit appeared first on InfoShqip.com.

shkurt 5, 2025 - 17:00
 0  3
Virale/ “A duhet të rikthehet Gerta”, BBVA humbet mbi 40 mijë shikues brenda sekondit

Spektakli i mbrëmjes në Big Brother VIP Albania ka sjellë një moment të paprecedentë, ku vendimi për t’i dhënë një mundësi të dytë Gertës ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm dhe masiv nga publiku.

Në momentin kur Ledion Liço i bëri të ditur publikut se pavarësisht zarfit të zi, Gerta mund të rikthehej në lojë përmes televotimit, publiku e shprehu hapur zhgënjimin e tij.

Brenda sekondave, më shumë se 40 mijë shikues u larguan nga transmetimi live në YouTube, duke shprehur qartë revoltën e tyre ndaj këtij vendimi.

Për më tepër, në seksionin e komenteve, një lumë reagimesh negative pushtoi chat-in, ku shumica dërrmuese shkruanin “Jo” për rikthimin e saj. Por për çudi, pavarësisht këtij refuzimi masiv nga publiku, Gerta u rikthye sërish në lojë.

Ky moment ka hapur një debat të madh në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës akuzojnë produksionin për manipulim të votave dhe shkelje të rregullave të spektaklit.

The post Virale/ “A duhet të rikthehet Gerta”, BBVA humbet mbi 40 mijë shikues brenda sekondit appeared first on InfoShqip.com.