Vishaj nga Klinika Infektive: Terapia ”PrEP” përdorët vetëm nga personat e komunitetit LGBT+
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, për FrontOnline, ka treguar se si shkon procedura për marrjen e terapisë (PrEP) që parasheh parandalimin e infeksionit para ekspozimit ndaj virusit HIV. Ai thotë se kjo terapi përdoret për personat që kryejnë marrëdhënie seksuale e që i përkasin komunitetit LGBT+ ”Duhet me pas marrëdhënie seksuale me personat të […]
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, për FrontOnline, ka treguar se si shkon procedura për marrjen e terapisë (PrEP) që parasheh parandalimin e infeksionit para ekspozimit ndaj virusit HIV.
Ai thotë se kjo terapi përdoret për personat që kryejnë marrëdhënie seksuale e që i përkasin komunitetit LGBT+
”Duhet me pas marrëdhënie seksuale me personat të cilët potencialisht janë të infektuar me virusin HIV, dhe këta persona duan me kry marrëdhënie seksuale, qoftë mashkull me mashkull, ose femër me femër, me sjellje jo të rregullta, ose me sjellje që janë biseksual ose homoseksual, mundën me ardhë në Klinikën Infektive, për me marr terapi, në mënyrë që mos me ardhë deri tek mundësia e infeksionit me HIV’’ thotë Vishaj.
Drejtori i Klinikës Infektive, thotë se përkundër përdorimit të kësaj terapie, sugjeron që personat të përodrin prap mjete mbrojtëse gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale.
‘’Por ne po ashtu ju rekomandojmë që këtyre personave, me përdore prap masa mbrojtëse, siç janë prezervativët, kjo është për komunitetin kryesisht të LGBT+, për komunitetin që potencialisht ka mundësi me u infektua më shumë’’, thotë Vishaj.
Kreu i Klinikës Infektive, thotë se tashmë ka filluar të merren hapat e parë të kësaj terapie nga disa djem, derisa tregon se klinika që ai udhëheq ofron shërbime falas për marrjen e kësaj terapie.
‘’Ky shërbim ka filluar nga data 12 qershor, deri tani kanë ardhur disa djem dhe kanë marr terapi tillë që të mbrohet nga HIV. Shërbimi është falas, sepse stafi i Klinikës Infektive ofron shërbim falas për ata që duan me marr këtë terapi. Varësisht nga protokolli sa është’’ shprehet Vishaj për FrontOnline.