VLEN-i e tërheqi padinë nga Gjykata Administrative

Koalicioni VLEN në seancën publike të Gjykatës Administrative e ka tërhequr padinë pas vendimit të Komisionit Shtetëtor të Zgjedhjeve për refuzim të parashtresës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicë të Poshtme në komunën e Gostivar për zgjedhjet parlamentare 2024. Gjykata Administrative solli vendim që të ndërpritet procedura. Përfaqësusi i paditësit koalicioni VLEN, Betim Ameti […]

maj 17, 2024 - 00:00
 0  6
VLEN-i e tërheqi padinë nga Gjykata Administrative

Koalicioni VLEN në seancën publike të Gjykatës Administrative e ka tërhequr padinë pas vendimit të Komisionit Shtetëtor të Zgjedhjeve për refuzim të parashtresës së tyre për vendvotimin 0511, në Banjicë të Poshtme në komunën e Gostivar për zgjedhjet parlamentare 2024.

Gjykata Administrative solli vendim që të ndërpritet procedura.

Përfaqësusi i paditësit koalicioni VLEN, Betim Ameti në fillim të seancës publik informoi se padinë e tërheq në tërësi.

Sipas paditësit, mbikëqyrësi i VLEN-it në vendvotimin 0511 në komunën e Gostivarit ka deklaruar se mungon procesverbali origjinal nga ky vendvotim dhe se ka pasur 3 nënshkrime më pak nga fletvotime në kuti, por KSHZ në seancë publike e ka hedhur poshtë dhe në mënyrë të pasaktë e ka konstatuar gjendjen faktike me çka e ka refuzuar parashtresën.

KSHZ në përgjigje të padisë thotë se është konstatuar se numri i votuesve të identivikuar është identik me numrin e votave.

Deri te KSHZ janë parashtruar 27 parashtresa për votimet në zgjedhjet parlamentare, prej ku janë pranuar 7. 6 për njësinë zgjedhore 5, dhe 1 në njësinë zgjedhore 6./TV21