VLEN i reagon BDI-së: Ndaleni përhapjen e manipulimeve dhe dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Pasi Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi për incidentin në aeroportin e Shkupit, koalicioni VLEN tha se këtë, BDI po e bën për t’i ikur përgjegjësisë për krimet dhe siç thanë, BDI e di se ka ardhur koha për t’u përballur me drejtësinë dhe tani po kërkon një rrugëdalje. VLEN tha se kanë në mesazh për […] The post VLEN i reagon BDI-së: Ndaleni përhapjen e manipulimeve dhe dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on InfoShqip.com.

gusht 2, 2024 - 19:30
 0  8
VLEN i reagon BDI-së: Ndaleni përhapjen e manipulimeve dhe dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Pasi Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi për incidentin në aeroportin e Shkupit, koalicioni VLEN tha se këtë, BDI po e bën për t’i ikur përgjegjësisë për krimet dhe siç thanë, BDI e di se ka ardhur koha për t’u përballur me drejtësinë dhe tani po kërkon një rrugëdalje. VLEN tha se kanë në mesazh për opozitën shqiptare, që siç thonë, turpi që do t’ju arrijë do të jetë aq i madh sa edhe ajo e mirë që ndonjëherë Ali Ahmeti ka bërë për shqiptarët, do të barazohet me zero.

“BDI-ja E PËRFSHIU EDHE PRESIDENTEN E KOSOVËS NË PËRPJEKJET PËR T’I IKUR PËRGJEGJËSISË PËR KRIMET*

Sapo personi A.G., simboli i korrupsionit politik dhe krimeve në kazino, u shfaq për të “mbrojtur” Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjithçka u bë e qartë! Nuk do të na habisë nëse në hetim dëshmohet se pasuesit e tij me qëllim dhe me paramendim e provokuan skandalin me skanerin në aeroport. VLEN, si zëri i shqiptarëve në Qeveri, është një partner i sigurt i SHBA-së, BE-së, Kosovës dhe Shqipërisë. Problemi i BDI-së është se askush nuk e pranon tezën e tyre të rreme se dikush ua ka vjedhur legjitimitetin.

Të gjorët, vetëm hajninë e kanë në mendje dhe janë të obsesionuar se si ta mbajnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme. Nuk e kanë dert për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe për interesat kombëtare shqiptare. E vetmja gjë që u intereson është se ka ardhur koha për t’u përballur me përgjegjësinë. Dhe tani po kërkojnë një rrugëdalje, po mbyten në mëkatet e tyre dhe për këtë arsye po kapen për një fije bari. Në mënyrë të pacipë i nënvlerësojnë shqiptarët me mendimin se janë naivë dhe se do t’i lejojnë të bëhen pengje për të shpëtuar ish-funksionarët e tyre të korruptuar nga proceset gjyqësore. Derisa “qengjat të heshtin”, kemi një mesazh – turpi që do t’ju arrijë do të jetë aq i madh sa edhe ajo e mirë që ndonjëherë Ali Ahmeti ka bërë për shqiptarët, do të barazohet me zero. Nuk ka ikje nga e vërteta!

Si VLEN, shprehim shqetësimin tonë se si BDI, po përdor gënjeshtra dhe manipulime në përpjekje për të dëmtuar vetëm VLEN-in, pa u shqetësuar për pasojat që mund t’i sjellë Kosovës.
Ne i bëjmë thirrje opinionit që të ndjekë faktet dhe jo propagandën e BDI-së. Faktet janë si më poshtë:

MPB dhe shteti nuk kanë kompetencë mbi sigurinë e aeroportit, por kjo është në kompetencë të koncesionarit, në këtë rast TAV-it.

Sipas Konventës së Vjenës, udhëheqësit shtetërorë kanë trajtim të veçantë gjatë udhëtimit, por detajet e protokolleve të sigurisë i përcakton koncesionari i aeroportit.

Një keqkuptim i ngjashëm ka ndodhur edhe kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, pse BDI-ja nuk flet për këtë? E ftojmë BDI-në të përgjigjet nëse gjatë udhëtimeve të tyre kanë shmangur skanerat. Edhe një herë i bëjmë thirrje BDI-së të ndalojë përhapjen e manipulimeve dhe të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa opinionin e ftojmë të mos bie pre e propagandës së BDI-së”, thuhet në reagimin e VLEN.

The post VLEN i reagon BDI-së: Ndaleni përhapjen e manipulimeve dhe dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut appeared first on InfoShqip.com.