VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eliminojë abuzimet partiake në administratë

VLEN në një kumtesë për media thotë se zgjidhja ligjore për përfaqësim të drejtë që do të zëvendësojë balancuesin, do të eliminojë abuzimet partiake në administratë. Nga VLEN thonë se BDI gjatë qeverisjes së saj përmes mashtrimeve dhe propagandës, ka krijuar një sistem të deformuar që ka dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe ka penguar përparimin […]

shtator 11, 2024 - 11:00
 0  9
VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eliminojë abuzimet partiake në administratë

VLEN në një kumtesë për media thotë se zgjidhja ligjore për përfaqësim të drejtë që do të zëvendësojë balancuesin, do të eliminojë abuzimet partiake në administratë. Nga VLEN thonë se BDI gjatë qeverisjes së saj përmes mashtrimeve dhe propagandës, ka krijuar një sistem të deformuar që ka dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe ka penguar përparimin e tyre.

“BDI, me një histori të gjatë abuzimesh, ka keqpërdorur institucionet shtetërore për të manipuluar qytetarët shqiptarë. Duke i trajtuar shqiptarët si “vota” dhe jo si qytetarë që meritojnë dinjitet dhe mundësi të barabarta, kjo parti ka penguar zhvillimin profesional të shqiptarëve në administratën publike”.

“Për më tepër, shumë shqiptarë janë lënë në pozita pa status të definuar pune, pavarësisht premtimeve të bëra gjatë viteve. Këto politika kanë çuar në humbjen e shpresës dhe migrimin masiv të të rinjve tanë. Koalicioni VLEN në vend të “balancuesit” do të sjelljë një Ligji të ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili do të garantojë barazi të plotë dhe përfaqësim të drejtë për të gjitha komunitetet etnike”, thonë nga VLEN.

Gjithashtu theksojnë se do të mbeten të përkushtuar për të siguruar që të drejtat e shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive tjera etnike të jenë të garantuara, duke ofruar një qeverisje që bazohet në meritokraci dhe drejtësi.

“Fundi i politikave abuzive është i pashmangshëm, dhe ne jemi të gatshëm të ndërtojmë një sistem të ri, ku qytetarët do të kenë dinjitet dhe shpresë për të ardhmen”, thonë nga VLEN.