VLEN: LSDM ishte do të mbetet pus i pashtershëm i skandaleve
Koalicioni VLEN ka reaguar duke thënë se ju vjen keq që LSDM e drejton zemërimin për rezultatin zgjedhor në adresën e gabuar. “Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nuk mund të jetë fajtor për faktin se qytetarët i dënuan ashpër. Si duket se mesazhi i tillë nuk është i mjaftueshëm për ta, duke qenë se vazhdojnë […]
Koalicioni VLEN ka reaguar duke thënë se ju vjen keq që LSDM e drejton zemërimin për rezultatin zgjedhor në adresën e gabuar.
“Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nuk mund të jetë fajtor për faktin se qytetarët i dënuan ashpër. Si duket se mesazhi i tillë nuk është i mjaftueshëm për ta, duke qenë se vazhdojnë të manifestojnë hipokrizi të lartë. Para se të mbajnë konferenca për shtyp, qëllimi i të cilave është të largojnë vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme partiake, i bëjmë thirrje LSDM-së të përgjigjet: Pse nuk reaguan në të njëjtën mënyrë kur Zoran Zaev dhe Venko Filipçe vozitën motoçikleta jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut, të shoqëruar nga sigurimi shtetëror? A ishte atëherë kjo për ta etike dhe sipas protokollit të sigurisë, apo një sjellje skandaloze, siç pretendojnë tani? Afrim Gashi me familjen e tij e ka kaluar kufirin në mënyrë të rregullt dhe ai kurrë nuk ka kaluar ndonjë pikë kufitare në këmbë, si disa të tjerë!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.