VLEN: Përfitimet e Marrëveshjes së Ohrit janë më të fuqishme se përpjekjet për privatizimin e saj

Nga Koalicioni VLEN, përmes një kumtese kanë thënë se dita e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit më në fund mori formën e saj të duhur dhe institucionale. Ky moment historik, siç thonë nga atje, i cili përfaqëson arritjen më të madhe të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, më në fund është liruar nga […]

gusht 14, 2024 - 11:00
 0  8
VLEN: Përfitimet e Marrëveshjes së Ohrit janë më të fuqishme se përpjekjet për privatizimin e saj

Nga Koalicioni VLEN, përmes një kumtese kanë thënë se dita e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit më në fund mori formën e saj të duhur dhe institucionale. Ky moment historik, siç thonë nga atje, i cili përfaqëson arritjen më të madhe të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, më në fund është liruar nga kthetrat e individëve që për vite të tëra e përdorën për të plotësuar dëshirat e tyre personale dhe për të përvetësuar pasurinë e popullit.

“BDI, nga arroganca e tyre politike dhe nga qëndrimi i gjatë në pushtet, ende mendon se mund të përvetësojë çdo arritje të popullit shqiptar. Me arrogancë ata guxuan të mbajnë një event paralel për këtë datë të rëndësishme, përkundër thirrjeve të shumta për të mos ndarë popullin për këtë ngjarje që duhet të na bashkojë të gjithëve. Gjithmonë kur ata flasin për ‘Marrëveshjen e Ohrit’ dhe përpiqen të imponojnë tema për legjitimitetin, duhet ta kuptojmë që kjo është një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga skandalet e tyre korruptive dhe nga përgjegjësia për regjimin e tyre 22-vjeçar. Ata kërkojnë të mbulojnë të kaluarën e tyre të mbushur me korrupsion, krim dhe keqmenaxhim”, kanë shtuar nga VLEN.

Nga atje thonë se me ardhjen e Koalicionit VLEN në pushtet nuk ka më ‘Arbëria Dizajn’ për organizim të Marrëveshjes së Ohrit për qindra mijëra euro, nuk ka më dëshira personale, ahengje dhe joseriozitet me të vetmin qëllim, pasurimin, ka përfunduar koha e papërgjegjësisë dhe injorancës.

“Me ardhjen e Koalicionit VLEN në pushtet, ka përfunduar arroganca pushtetare mbi popullin. Koha e përbuzjes dhe e përvetësimit të arritjeve të popullit shqiptar nga ata që e shfrytëzuan për interesat e tyre ka përfunduar përgjithmonë. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meriton populli shqiptar”, thonë nga VLEN.