VLEN: Politikanët që e shohin politikën si një mundësi pasurimi personal janë kapur në rrjetin e Artan Grubit

Koalicioni VLEN ka vazhduar me shpalosjen e të dhënave, që sipas tyre dëshmojnë se BDI ka përdorur fondet e buxhetit publik si sirtar privat për të ushtruar ndikim politik. “Dje publikuam informacione për tenderat që kompania familjare e deputetit Elmi Aziri i ka marrë nga Lotaria Shtetërore. Sot vazhdojmë me informacione të reja skandaloze, që […]

shtator 14, 2024 - 17:00
 0  6
VLEN: Politikanët që e shohin politikën si një mundësi pasurimi personal janë kapur në rrjetin e Artan Grubit

Koalicioni VLEN ka vazhduar me shpalosjen e të dhënave, që sipas tyre
dëshmojnë se BDI ka përdorur fondet e buxhetit publik si sirtar privat
për të ushtruar ndikim politik.

“Dje publikuam informacione për tenderat që kompania familjare e
deputetit Elmi Aziri i ka marrë nga Lotaria Shtetërore.

Sot vazhdojmë me informacione të reja skandaloze, që do të konfirmojnë
edhe më tej se BDI ka përdorur fondet e buxhetit publik si sirtar privat
për të ushtruar ndikim politik.

Të gjithë politikanët që e shohin politikën si një mundësi pasurimi
personal dhe familjar janë kapur në rrjetin e kryeekzekutorit Artan
Grubi.

Kompania RITRON COPY DOOEL import-eksport Kumanovë, pronar i së cilës
është nipi i bashkëshortes së deputetit Elmi Aziri, në periudhën 9
mujore, të llogaritur nga qershori 2021 deri në mars 2022, ka pranuar dy
tenderë nga Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhëniet mes
bashkësive, në krye me Artan Grubin, kryelogjistik i Ali Ahmetit.

Këta dy tenderë kanë të bëjnë me blerjen e pajisjeve informatike, vlera
totale e të cilëve është 2 milionë e tetëqind mijë denarë.
Ky është institucioni i dytë shtetëror nën komand
ën e Artan Grubit, nga i cili merrte tenderët e njëjta kompani.

Pa hyrë në profesionalizmin e funksionimit të biznesit të kompanisë
RITRON COPY DOOEL import-eksport, nuk mund ta konsiderojmë si zgjedhje
të rastësishme të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit, që kompania e
nipit të deputetit Elmi Aziri të ketë ofertat më të favorshme për
fitimin e tenderëve.

Nga të gjitha anët po arrijnë informacione të hatashme për sjelljet
korruptive të kuadrove të Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës. Detyrë e jona
është që këto ti ndajmë me publikun.

Do të jetë interesante të shihet se si udhëheqësia e të ashtuquajturit
Fronti Europian do t’i shpjegojë anëtarëve të saj se pse vetëm disa
njerëz mund të gëzojnë përfitimet nga pushteti.

Vazhdojmë nesër!”, u shpreh Bujare Abazi nga koalicioni VLEN.