VLEN thirrje votuesve të ASH-së: “Bashkohuni me ne, kjo betejë është për popullin!”

VLEN-i qeverita ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar drejtuesin e BDI-së, Ali Ahmeti, për përpjekje të dëshpëruara për të The post VLEN thirrje votuesve të ASH-së: “Bashkohuni me ne, kjo betejë është për popullin!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 17, 2025 - 13:00
 0  4
VLEN thirrje votuesve të ASH-së: “Bashkohuni me ne, kjo betejë është për popullin!”

VLEN-i qeverita ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar drejtuesin e BDI-së, Ali Ahmeti, për përpjekje të dëshpëruara për të mbijetuar politikisht, pas dy dekadash që – sipas tyre – kanë qenë të mbushura me korrupsion, kapje të shtetit dhe pazare me pushtetin, transmeton Flaka

Në një deklaratë të publikuar nga VLEN, thuhet se Ali Ahmeti dhe BDI po përjetojnë fundin e tyre politik, pasi shqiptarët nuk mashtrohen më nga premtime boshe dhe retorika nacionaliste që, në prapaskenë, kanë fshehur shantazhe, lista të zeza dhe lojëra të errëta pushteti.

“Pushteti i Ahmetit është ndërtuar mbi frikë dhe manipulim, por sot ai po shembet nën peshën e vet. Shqiptarët e kanë kuptuar kush ua ka grabitur shpresën dhe kush ka përdorur patriotizmin si mburojë të korrupsionit,” thuhet në reagimin e VLEN.

Deklarata kritikon edhe Arben Taravarin, për të cilin VLEN shprehet se “është shndërruar në një vegël të dobët në duart e politikës së dëshpëruar të Ahmetit”, duke e akuzuar se ka devijuar nga rruga e ndryshimit dhe ka zgjedhur të bëhet pjesë e pazareve politike që nuk përfaqësojnë më vullnetin qytetar.

“Ndryshimi është në lëvizje dhe nuk ka kthim prapa. As skenarët e vjetër, as pazaret e fshehta nuk do ta ndalin dot vullnetin e qytetarëve për dinjitet, drejtësi dhe përfaqësim të ndershëm,” thuhet më tej.

VLEN u bën thirrje “të gjithë aktivistëve dhe votuesve të zhgënjyer të ASH-së që ndihen të tradhtuar, të bashkohen me këtë koalicion opozitar, duke theksuar se “kjo betejë nuk është për poste, por për popullin”.

“Koha e Ali Ahmetit ka mbaruar – ndryshimi është më i fuqishëm se kurrë,” përmbyllet deklarata. Flaka Media

The post VLEN thirrje votuesve të ASH-së: “Bashkohuni me ne, kjo betejë është për popullin!” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .