VMRO-DPMNE: Ende nuk ka marrëveshje përfundimtare me ZNAM, bisedimet po zhvillohen në frymë pozitive
Ende nuk ka marrëveshje konkrete, atë që mund ta ndaj është se bisedimet po zhvillohen në frymë pozitive, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Lëvizja ZNAM bëhet pjesë e Qeverisë dhe cilat dikastere do t’i merrnin. Mbrëmë vonë nga Lëvizja ZNAM informuan se ishte mbajtur takim për […]
Ende nuk ka marrëveshje konkrete, atë që mund ta ndaj është se bisedimet po zhvillohen në frymë pozitive, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Lëvizja ZNAM bëhet pjesë e Qeverisë dhe cilat dikastere do t’i merrnin.
Mbrëmë vonë nga Lëvizja ZNAM informuan se ishte mbajtur takim për bashkëpunim me VMRO-DPMNE në nivel të nënkryetarëve të partive, në të cilin është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim.
“Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë, platformën e saj e bazon në shtyllat ideologjike të Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë, që janë Maqedonia shtet modern, demokratik, evropian i bazuar në vlerat e Ilindenit dhe KAÇKM-së, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian në mënyrë dinjitoze; pastaj Republika e Maqedonisë shtet në të cilin ka drejtësi për të gjithë dhe zero tolerancë për korrupsionin; Maqedonia si shtet i vetëqëndrueshëm që do të prodhojë ushqim dhe energji të mjaftueshme për nevojat e saj, reforma të përshpejtuara dhe efikase në ekonomi dhe politikat sociale në drejtim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve si dhe marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike”, thuhet në kumtesën e ZNAM-it.
Më parë dje, nga VMRO-DPMNE informuan se bisedimet me partnerët e koalicionit për Qeverinë e ardhshme janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin zyrtar kur do të mund të shpallet nuk do të njoftojmë kurrfarë detajesh.
VMRO-DPMNE më parë doli me qëndrimin se kanë konsoliduar 61 deputetë. Qeveria e re, siç paralajmëruan më parë nga VMRO-DPMNE pritet të formohet deri më 20 qershor.
Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare është caktuar për të martën më 28 maj. Në përbërjen e re parlamentare koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka më së shumti deputetë – 58, koalicioni Për një të ardhme evropiane i udhëhequr nga LSDM ka 18 deputetë, koalicioni i Frontit Evropian i udhëhequr nga BDI ka njëjtë 18 deputetë, koalicioni VLEN 14, Levica gjashtë dhe ZNAM gjashtë deputetë.