VMRO: Mirë që “VLEN” po kërkon vend për shqiptarët në Akademi

VMRO-ja ka reaguar pas nismës për themelimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut nga partnerët e saj në koalicion. Sipas partisë së drejtuar nga Hristijan Mickoski, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë së Veriut (MANU) është i vetmi institucion që bashkon mendimin shkencor maqedonas dhe në përbërjen […] The post VMRO: Mirë që “VLEN” po kërkon vend për shqiptarët në Akademi appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 29, 2024 - 00:30
 0  5
VMRO: Mirë që “VLEN” po kërkon vend për shqiptarët në Akademi

VMRO-ja ka reaguar pas nismës për themelimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut nga partnerët e saj në koalicion. Sipas partisë së drejtuar nga Hristijan Mickoski, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë së Veriut (MANU) është i vetmi institucion që bashkon mendimin shkencor maqedonas dhe në përbërjen e saj ka shkencëtarë nga bashkësitë e ndryshme etnike. Shkenca nuk është diçka që duhet dhe mund të politizohet dhe etnizohet, thekson VMRO-ja, ndërsa jep një koment në lidhje me formimin e Akademisë së Shqiptarëve.

VMRO-DPMNE

“Na gëzon fakti që partitë shqiptare në Qeveri kërkojnë vend për shqiptarët në shkencë. Ne e mirëpresim dhe kjo tregon një ndryshim nga ajo që bënte BDI, të cilët kërkonin vende vetëm në tenderë dhe kështu u bënë, një parti e gjelbër”

VMRO thekson se të gjitha problemet dhe sfidat do t’i adresojnë në interes të shtetit të përbashkët dhe patriotizmit të përbashkët, jo në dëm të institucioneve të përbashkëta, por brenda tyre.

E partneri i parë i VMRO-së brenda institucioneve, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ka kërkuar që të mos ketë frikë nga formimi i Akademisë shqiptare, ndërsa ka sfiduar kundërshtarët e saj, duke theksuar se duhet menduar përse deri tash nuk ka pasur të punësuar shqiptarë në Akademinë shtetërore.

IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

“Në pyetjen do të duhet të përgjigjem në pyetje retorike, pse ASHAM (Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni), deri më sot pra nuk ka asnjë të punësuar shqiptar, kjo është absurdi, nuk është absurdi pse shqiptarët duhet të jenë të kyçur aty, dhe mendoj se është në interes të këtij shteti dhe duhet të jenë të kënaqur të gjithë qytetarët, edhe shumica e parë maqedonase, edhe shumica e dytë shqiptare dhe të gjithë të tjerët”

Për këtë çështje ka reaguar edhe BDI-ja, e cila thekson se kjo “kuazi akademi” komunale i turpëron intelektualët dhe kombin shqiptar.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Ndodhi edhe kjo në vazhdën e serialit “një skandal në ditë” të vazalëve dhe shërbëtorëve të VMRO DPMNE në rolin e poshtëruesve të popullit shqiptar, si pjesëmarrës jolegjitim, pa vullnetin e popullit, në qeverinë monoetnike. Për 30 ditë, na kthyen prapa për 30 vjet! Në përpjekje për të shfaqur ndonjë rezultat dhe për ta ndaluar rënien e lirë që po poshtëron kombin, Vlen paska “themeluar” “AKADEMINË” e shkencave dhe arteve e cila do të financohet, imagjinoni, nga Komunat, rast i vetëm në botë, një akademi mahallash”

BDI thekson se në vend të kësaj farse VLEN-i do të duhej të merrte kryesimin e Akademisë shtetërore, të krijonin vend për më tëpër akademikë dhe të votonin Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat në ASHAM, të cilin e bllokuan bashkë me VMRO-në .

The post VMRO: Mirë që “VLEN” po kërkon vend për shqiptarët në Akademi appeared first on InfoShqip.com.