Mexhiti: 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot, në mbledhjen e Qeverisë, është miratuar vendimi për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me vlerë prej 34.5 milionë eurosh, shkruan gazeta LAJM. “Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua një vendim historik, investim madhor prej 34.5 milionë eurosh. Po ndërtojmë kampusin e […]

shtator 3, 2024 - 17:00
 0  5
Mexhiti: 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot, në mbledhjen e Qeverisë, është miratuar vendimi për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me vlerë prej 34.5 milionë eurosh, shkruan gazeta LAJM.

“Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua një vendim historik, investim madhor prej 34.5 milionë eurosh. Po ndërtojmë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”!
Ky projekt nuk është thjesht një ndërtim, por një simbol i vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për të rinjtë dhe për vendin tonë. Për dekada, brezat kanë ëndërruar një qendër të tillë edukative që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e një kombi të tërë. Sot, ajo ëndërr po bëhet realitet!
Me këtë kampus, po ndërtojmë një vatër të dijes për brezat e ardhshëm, duke u dhënë të rinjve mundësinë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe të shoqërisë”, ka shkruar Mexhiti./Gazeta LAJM