Vodhën bagëti dhe i shitën, policia arreston disa persona nga Dobërdolli

Pjestarë të policisë të SPB Tetovë- Njësia Policore Galatë, dje (28-mars) në ora 16:15 dhe 19:30 kanë privuar nga liria personat: E.F.(23), J.M.(18), E.A.(27), A.D.(18). ) dhe I.F.(32), të gjithë nga Dobërdolli i Gostivarit. Ata dyshohet se në periudhën nga data 23 deri më 28 të këtij muaji, nga hambari në pronësi të 38-vjeçarit S.M. […]

Mars 29, 2024 - 13:00
 0  3
Vodhën bagëti dhe i shitën, policia arreston disa persona nga Dobërdolli

Pjestarë të policisë të SPB Tetovë- Njësia Policore Galatë, dje (28-mars) në ora 16:15 dhe 19:30 kanë privuar nga liria personat: E.F.(23), J.M.(18), E.A.(27), A.D.(18). ) dhe I.F.(32), të gjithë nga Dobërdolli i Gostivarit.

Ata dyshohet se në periudhën nga data 23 deri më 28 të këtij muaji, nga hambari në pronësi të 38-vjeçarit S.M. nga i njëjti fshat, në mënyrë të paligjshme kanë marrë bagëti dhe më pas ia kanë shitur një personi tjetër nga Tetova.

Të njëjtit janë ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.