Vushtrri: Tentim vrasje në Nadakofc – dy vëllezër dyshohet se qëlluan drejt veturës së viktimës

Një rast i rëndë është raportuar mbrëmë në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë, ku dyshohet për tentim vrasje me armë zjarri. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, dy të dyshuarit G.M. rreth 27-vjeçar dhe G. M rreth 30-vjeçar kanë ndjekur me veturë viktimën A. H. rreth 24-vjeçar. Në një moment, […]

shtator 14, 2025 - 12:00
 0
Vushtrri: Tentim vrasje në Nadakofc – dy vëllezër dyshohet se qëlluan drejt veturës së viktimës

Një rast i rëndë është raportuar mbrëmë në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë, ku dyshohet për tentim vrasje me armë zjarri.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, dy të dyshuarit G.M. rreth 27-vjeçar dhe G. M rreth 30-vjeçar kanë ndjekur me veturë viktimën A. H. rreth 24-vjeçar.

Në një moment, pasagjeri i veturës së dyshuarve ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës, duke e goditur atë katër herë. Për fat të mirë, viktima nuk ka pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur tri gëzhoja, ndërsa dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur dhe aktualisht janë në kërkim policor.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.