Xhezairi për Flaka: VLEN-i i përkrahur nga Kurti ka dështuar – Mickoski po realizon Maqedoninë e maqedonasve
Gazetari dhe analisti politik Seladin Xhezairi, në një prononcim për Flaka, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe efektet e bashkëqeverisjes së koalicionit VLEN me VMRO-DPMNE-në dhe ZNAM-in. Sipas tij, The post Xhezairi për Flaka: VLEN-i i përkrahur nga Kurti ka dështuar – Mickoski po realizon Maqedoninë e maqedonasve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gazetari dhe analisti politik Seladin Xhezairi, në një prononcim për Flaka, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe efektet e bashkëqeverisjes së koalicionit VLEN me VMRO-DPMNE-në dhe ZNAM-in. Sipas tij, grupimi politik që gëzon përkrahjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dështuar në përmbushjen e pritshmërive, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Driton Zenku
“Në gjykimin tim, grupimi politik që ka mbështetjen e Prishtinës zyrtare, të LVV-së dhe kryeministrit Albin Kurti, dështoi si në planin e brendshëm – kemi një degradim të interesave shqiptare – ashtu edhe në atë të jashtëm,” thekson Xhezairi.
Ai nënvizon se negociatat për anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Evropian vijojnë të mbeten të bllokuara, për shkak të mungesës së ndryshimeve kushtetuese, përfshirë futjen e bullgarëve në Kushtetutë.
“Negociatat për aderim me të drejta të plota në BE vazhdojnë të mbeten të bllokuara për mungesë të ndryshimit të Kushtetutës dhe futjes edhe të bullgarëve në të,” shton ai.
Në vlerësimin e Xhezairit, ndërsa VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, kryeministri Hristijan Mickoski, po e realizojnë pa pengesa programin e tyre shtetformues, katër partitë politike shqiptare në pushtet nuk po arrijnë të mbrojnë interesat e komunitetit që përfaqësojnë.
“Fitohet përshtypja se partia VMRO-DPMNE dhe kreu i saj, kryeministri Hristijan Mickoski, po e realizojnë në plotëni programin e tyre parazgjedhor, duke e bërë Maqedoninë – të maqedonasve, ndërsa katër subjektet politike shqiptare duket se u vetëmjaftojnë vetëm postet që ushtrojnë!” përfundon Xhezairi.
Ky vlerësim i ashpër i analistit vjen në një kohë të tensionuar politike, kur rezultatet e sondazheve të fundit po tregojnë një zhgënjim të qartë të elektoratit shqiptar me përfaqësuesit e tij në pushtet. Flaka
The post Xhezairi për Flaka: VLEN-i i përkrahur nga Kurti ka dështuar – Mickoski po realizon Maqedoninë e maqedonasve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
