Zeka: Kompani amerikane po i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka ka thënë se raportet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së, po ndikojnë edhe në investimet e huaja. Ai ka thënë se ka raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova. “Kemi raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me kompani nga Kosova për […]

gusht 15, 2024 - 02:00
 0  5
Zeka: Kompani amerikane po i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova
zeka:-kompani-amerikane-po-i-shmangen-bashkepunimit-me-ato-nga-kosova

zeka:-kompani-amerikane-po-i-shmangen-bashkepunimit-me-ato-nga-kosova

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka ka thënë se raportet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së, po ndikojnë edhe në investimet e huaja.

Ai ka thënë se ka raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova.

“Kemi raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me kompani nga Kosova për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në dy tri vitet e fundit dhe kjo sërish për shkak të tensioneve në veri të vendit. Pasiguria juridike dhe fizike që përçohet nga vendi ynë kanë ndikim në marrjen e investimeve të huaja meqë janë faktorë të rëndësishëm dhe merren parasysh nga investitorët potencial”, ka thënë Zeka në Tëvë1.

Ai ka thënë se arritja e një marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte në dobi edhe të investimeve nga jashtë, ndërsa e ka vlerësuar jetik koordinimin e qeverisë me aleatët.