Zekolli: Korridori 8-të, prioritet strategjik i Qeverisë! (Video)

Vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën e re, zv.ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, zonja Kaltrina Zekolli, ka deklaruar se korridori 8-të është projekt strategjik i Qeverisë Në një intervistë për gazetën LAJM, zonja Zekolli ka folur edhe për zvarritjen e punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër, rrugën Shkup-Bllacë, si dhe prioritetet tjera që ka për mandatin […]

Korrik 31, 2024 - 21:30
 0  5
Zekolli: Korridori 8-të, prioritet strategjik i Qeverisë! (Video)

Vetëm pak ditë pasi ka marrë detyrën e re, zv.ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, zonja Kaltrina Zekolli, ka deklaruar se korridori 8-të është projekt strategjik i Qeverisë

Në një intervistë për gazetën LAJM, zonja Zekolli ka folur edhe për zvarritjen e punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër, rrugën Shkup-Bllacë, si dhe prioritetet tjera që ka për mandatin e saj 4 vjeçar.

Intervistën mund ta ndiqni më poshtë.

LAJM: Zonja Zekolli, ditë më parë e keni marrë detyrën e zv.ministres së Transportit dhe Lidhjeve. Në këtë pozitë ju vini nga Universiteti. Cilat janë sfidat me të cilat përballeni?

Kaltrina Zekolli: Ka vetëm disa ditë prej kur e kam marrë detyrën e re, më konkretisht është dita e pestë dhe ndoshta është herët për të dhënë një përgjigje të saktë. Po ambientohem, po formojë ekipin tim, po ambientohem me njerëzit që punojnë këtu ku kam hasur në ndihmë shumë të madhe nga të punësuarit që janë profesionist të fushës dhe janë shumë vite në këtë lëmi. Sa i përket një krahasimi që po ma kërkoni mes Universitetit dhe tani në pozitën e zv.ministres janë dy sfera shumë të ndryshme. Akademinë e ushtrojë si profesoreshë 15 vite dhe patjetër që e kam shijuar shumë. Është një dinamikë tjetër e punës. Atje ke një orar më të caktuar, këtu është një dinamikë shumë e madhe. Ka më shumë punë, ka përgjegjësi më të lartë. Edhe volumi I punës është shumë më I madh. Është ministri shumë e madhe dhe përfshinë në vete shumë fusha. Po mundohem sa më shumë të jap kontributin tim, të përfshihem sa më shumë, të informohem sa më shumë dhe të shoh se si unë mund të ndikoj dhe përmirësoj dicka në cështjet që më përkasin mua.

LAJM: Një problem i madh me të cilin janë përballur qeveritë e kaluara ka qenë zvarritja e punimeve në autostradën Kërcovë-Ohër, pjesë e korridorit 8-të. A mund të na thoni kur do të jetë gati kjo autostradë?

Kaltrina Zekolli: Këto pak ditë që jam këtu, kam qenë prezente në shumë takime pikërisht me ndërmarrjen publike “Rrugët Shtetërore”, si dhe me kontraktuesin kinez që është “Sino Hidro”. Me ministrin kemi realizuar disa takime me ta. Për hir të së vërtetës, kemi shumë problematika në realizimin e punimeve në këtë autostradë. Këtë situatë e kemi trashëguar. Qytetarët janë të lodhur pasi 10 vite presin për 50 kilometra rrugë që të shtrohet. Po mundohemi që t’i evidentojmë problematikat, t’i sanojmë të njejta. Jemi gjithmonë në koordinim me ministrin, ndërrmarjet që janë të angazhuara për ta parë secilën problematikë dhe për të kontribuar në eliminimin e të njejtës. Problematika me të cilën ballafaqohemi në përfundimin e kësaj autostrade janë rrëshqitjet e dheut që ndodhin dhe po krijohet një lloj tuneli gjyësëm i hapur, i cili do të mundësoj që të ndalohen këto rrëshqitje ose do të vendosen shtylla për të ndërprerë një paraqitje të tillë. Por, afati i ndërtimit të kësaj autostrade është viti 2026 dhe mendoj se deri në atë afat do të kemi realizim të plotë të kësaj autostrade. Ajo cka është mirë të theksohet, është se ne që në start mundësuam t’i shpëtojmë 50 milion euro të qytetarëve, duke e bindur kontraktorin që të mos e nisë procedurën e arbitrazhit.

LAJM: Meqë jemi te korridori 8-të, a mund të na tregoni ku kanë mbetur punimet dhe a është prioritet i qeverisë aktuale përfundimi I kësaj këtij projekti shumë të rëndësishëm?

Kaltrina Zekolli: Korridori 8-të është projekt strategjik i Qeverisë, ndër ata më krucialët, më të rëndësishmit. Ky është një projekt strategjik jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin dhe do të shohim shumë anë pozitive si në aspektin ekonomik edhe në atë social. Kemi dyshimet tona që kanë të bëjnë me marrëveshjen që është bërë nga qeveria paraprake me “Bektel dhe Enka”. Shohim mënyra se si është nënshkruar, kushtet në të cilat është nënshkruar kjo marrëveshje. Këtu kemi probleme që paraqiten gjatë punimeve të cilat hasim që janë të natyrës profesionale. Një problematikë me të cilën përballemi është edhe shpronësimi.

LAJM: Me rrugën Shkup-Bllacë, cfarë do të ndodh? Kur pritet të lëshohen në përdorim 2 km e para të këtij segmenti rrugor?

Kaltrina Zekolli: Fatkeqësisht, sic e përmenda edhe në rrugët tjera dhe këtu nuk është përjashtim. Kemi dyshimet tona edhe në aspektin e punimeve që janë bërë nga qeveria paraprake, të cilat janë prolonguar mjaftë, por revizioni shtetëror për investimet kapitale ka bërë një raport dhe aty kemi dyshime për realizimin e punës. Pas gjithë këtyre shtyrjeve të lëshimit në përdorim, së shpejti neve do të punojmë si qeveri që të përmbyllet kjo fazë dhe qytetarët të mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë aq të nevojshme dhe aq të frekuenteuar. Sa i përket 10 kilometërshit tjetër, ende është në fazën e përpilimit të dokumentacionit për projektin.