Zejneli: Pol Uilliams nuk ishte hartues i Marrëveshjes së Ohrit! (Video)

Analisti i njohur nga Tetova, Xhelal Zejneli, thotë se BDI-ja ka pasur mundësi 20 vite që t’i rregullonte me ligj të gjitha çështjet që tani nga opozita i problematizon, siç është ajo për parimin “fituesi me fituesin”. Sipas tij BDI-ja gjatë kohës sa ishte në pushtet nuk ishte e interesuar për t’i rregulluar me ligj […]

gusht 8, 2024 - 23:00
 0  5
Zejneli: Pol Uilliams nuk ishte hartues i Marrëveshjes së Ohrit! (Video)

Analisti i njohur nga Tetova, Xhelal Zejneli, thotë se BDI-ja ka pasur mundësi 20 vite që t’i rregullonte me ligj të gjitha çështjet që tani nga opozita i problematizon, siç është ajo për parimin “fituesi me fituesin”.

Sipas tij BDI-ja gjatë kohës sa ishte në pushtet nuk ishte e interesuar për t’i rregulluar me ligj këto çështje sepse dëshironte të ruante imazhin e një partie konstruktive në sytë e faktorit ndërkombëtar dhe atij maqedonas.

Sa i përket angazhimit të ekspertit ndërkombëtar, Pol Uilliams, i cili u angazhua nga BDI për të gjetur një zgjidhje për respektimin e legjitimitetit dhe u paraqit si hartues i Marrëveshjes së Ohrit, analisti Xhelal Zejneli, thotë se i njëjti s’ka qenë përpilues i drejtëpërdrejt i dokumentit paqësor, me të cilin në vitin 2001 iu dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni.

“Ka edhe opinione që thonë se ky i huaji Poll Uilliams, nuk ka qenë hartues i drejtpërdrejt sepse ka pasur disa harutes, nuk ka qenë një. Të gjithë hiqen se kanë qenë hartues, edhe këta të PDSH-së, edhe këta të PPD-së, edhe krahu i luftës, edhe faktori ndërkombëtar, edhe disa intelektual shqiptarë, përfshirë edhe intelektualët maqedonas. Të gjithë këta hiqen se kanë qenë hartues dhe nuk dihet saktë se kush ka qenë. Unë nuk mendoj se çon peshë sot kush ka qenë hartues. Me këtë punë duhej të ishin marrë shqiptarët para 20 viteve dhe jo sot. Sot BDI-së për shkak se ka kaluar në opozitë i është kujtuar të merret me këtë çështje, por kjo nuk çon peshë”., tha Zejneli.