Zgjedhja e Xhaferit për kryeministër, analistët me vlerësime të ndryshme

Analistët politik kanë vlerësime të ndryshme për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Kështu, analisti Ibrahim Mehmeti thotë se zgjedhja e Xhaferit ka domethënie të madhe simbolike për shqiptarët. “Edhe pse ne kemi pat kryetar parlamenti,por kryeministri ka një domethënie më të madhe. Kjo reflektohet edhe te maqedonët,sepse reagimi […]

Jan 29, 2024 - 04:00
 0  5
Zgjedhja e Xhaferit për kryeministër, analistët me vlerësime të ndryshme
zgjedhja-e-xhaferit-per-kryeminister,-analistet-me-vleresime-te-ndryshme

zgjedhja-e-xhaferit-per-kryeminister,-analistet-me-vleresime-te-ndryshme

Analistët politik kanë vlerësime të ndryshme për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kështu, analisti Ibrahim Mehmeti thotë se zgjedhja e Xhaferit ka domethënie të madhe simbolike për shqiptarët.

“Edhe pse ne kemi pat kryetar parlamenti,por kryeministri ka një domethënie më të madhe. Kjo reflektohet edhe te maqedonët,sepse reagimi i tyre është një indikator se sa domethënëse është kjo pozitë”, tha Mehmeti.

Kurse për analistin, Fejzi Hajdari, Talat Xhaferi do jetë kryeministër me kompetenca të kufizuara,që sipas Hajdarit, nuk do arrij t’i plotësojë kërkesat e shqiptarëve.

“Talat Xhaferi do të jetë kryeministër teknik i bashkësisë etnike mbi 20 për qind. Shqiptarët nuk figurojnë në preambulën e Kushtetutës Maqedonisë. Ne jemi në bazë të kushtetutës 20 për qind. Ne nuk figurojmë siç bie fjala serbët në Kosovë me 3 për qind dhe gjuha e tyre është zyrtare në Kosovë….Paramendoni neve na mohohet e drejta e arsimit në gjuhën shqipe,siç janë nxënësit e Çashkës, nuk mund ta realizojmë atë të drejtë”, tha Hajdari, analist.

Talat Xhaferi u zgjodh sot kryeministër i qeverisë teknike, duke u bërë, kështu, shqiptari i parë që merr postin e kryeministrit në historinë e Maqedonisë së Veriut. /Rtk