Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare

Opozita nuk do bojkotojë komisionet parlamentare. Opozita edhe pse nuk e njeh strukturën e re të Kuvendit dhe ka paditur ne Gjykatë Kushtetuese Rregulloren e re te Kuvendit do plotësojë karriget e saj ne komisionet e reja kuvendore. Larg vëmendjes se medias Niko Peleshi bëri nje përpjekje te fundit për të zbutur tonet me opozitarët. […]

shtator 23, 2025 - 16:00
 0
Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare

Opozita nuk do bojkotojë komisionet parlamentare. Opozita edhe pse nuk e njeh strukturën e re të Kuvendit dhe ka paditur ne Gjykatë Kushtetuese Rregulloren e re te Kuvendit do plotësojë karriget e saj ne komisionet e reja kuvendore.

Larg vëmendjes se medias Niko Peleshi bëri nje përpjekje te fundit për të zbutur tonet me opozitarët.

24 orë para seancës plenare kreu i Kuvendit Niko Peleshi ftoi në një takimi informal krerët e grupeve opozitare Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu, për zgjidhjen e ngërçit me përbërjen e komisioneve parlamentare.