Zv/kryeministri i parë Mexhiti për 8 Mars: Gratë nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka dërguar mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, duke theksuar rëndësinë e barazisë gjinore dhe përfshirjes së grave në vendimmarrje. Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka theksuar se 8 Marsi nuk është vetëm një datë simbolike, por një dëshmi e […]

Mars 8, 2025 - 14:00
 0  6
Zv/kryeministri i parë Mexhiti për 8 Mars: Gratë nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka dërguar mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, duke theksuar rëndësinë e barazisë gjinore dhe përfshirjes së grave në vendimmarrje.

Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka theksuar se 8 Marsi nuk është vetëm një datë simbolike, por një dëshmi e progresit të grave në luftën për të drejtat e tyre. “Kjo ditë na kujton se barazia nuk është një privilegj, por një e drejtë themelore, e cila duhet të mbrohet dhe të forcohet çdo ditë, jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete,” ka shkruar ai.

Mexhiti gjithashtu ka nënvizuar se në ekipin e tij politik dhe qeverisës gratë nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse. Ai ka vënë në dukje se të gjitha deputetet e partisë së tij, Lëvizja Demokratike (LD), janë gra, ndërsa një nga dy zëvendësministrat e kësaj partie është grua. Po ashtu, ai ka përmendur se zëdhënësja dhe këshilltarja për arsimin në qeveri, si dhe shefja e kabinetit të tij në parti, janë gjithashtu gra.

“Ky nuk është një përjashtim, por një model që duhet të forcohet dhe të zgjerohet në çdo fushë të shoqërisë,” ka theksuar Mexhiti, duke bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm për një shoqëri ku gratë nuk duhet të kërkojnë të drejtat e tyre, por ato të jenë të garantuara.