Bedri Hamza në State Department, pritet nga Alexander Kasanof: Do t’i revidojmë gabimet dhe konfuzionin politik të qeverisjes në Kosovë

Kandidati i PDK’së për kryeministër, njëherit Kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vazhduar vizitën e tij në ShBA, me takime në Departamentin Amerikan të Shtetit. Atje është takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Pas takimit, Hamza ka deklaruar se është më bindur se kurrë se në Amerikë i kemi shtyllat kryesore të […]

gusht 9, 2024 - 14:00
 0  4
Bedri Hamza në State Department, pritet nga Alexander Kasanof: Do t’i revidojmë gabimet dhe konfuzionin politik të qeverisjes në Kosovë
bedri-hamza-ne-state-department,-pritet-nga-alexander-kasanof:-do-t’i-revidojme-gabimet-dhe-konfuzionin-politik-te-qeverisjes-ne-kosove

bedri-hamza-ne-state-department,-pritet-nga-alexander-kasanof:-do-t’i-revidojme-gabimet-dhe-konfuzionin-politik-te-qeverisjes-ne-kosove

Kandidati i PDK’së për kryeministër, njëherit Kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vazhduar vizitën e tij në ShBA, me takime në Departamentin Amerikan të Shtetit. Atje është takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Pas takimit, Hamza ka deklaruar se është më bindur se kurrë se në Amerikë i kemi shtyllat kryesore të përkrahjes dhe mbrojtjes, duke shtuar se “konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen”, raporton Express.

“Takimin e përfundova me optimizëm që konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen, që të fokusohemi në rezultatet konkrete për qytetarët tanë dhe jo në krijim të dramave që nuk sjellin asgjë, pos izolim dhe injorim”, ka shkruar Hamza.

AlexanderKasanof ka marrë detyrën e zëvendësndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor, në korrik të këtij viti.

Këtë post paraprakisht e kishte mbajtur Gabriel Escobar, mandati i të cilit përfundoi në maj të këtij viti.