10 të lënduar në Koçan sot dalin nga spitali për kurim shtëpiak | VIDEO

Ministri i Shëndetësisë, Arben Tarvari njoftoi ka shpalosur të dhënat e fundit për gjendjen e pacientëve. Sipas tij, pacientët të cilët po kurohen jashtë vendit, janë në gjendje stabile dhe The post 10 të lënduar në Koçan sot dalin nga spitali për kurim shtëpiak | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 21, 2025 - 19:00
 0  2
10 të lënduar në Koçan sot dalin nga spitali për kurim shtëpiak | VIDEO

Ministri i Shëndetësisë, Arben Tarvari njoftoi ka shpalosur të dhënat e fundit për gjendjen e pacientëve. Sipas tij, pacientët të cilët po kurohen jashtë vendit, janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Edhe pacientët që janë të shtruar për kurim në spitalet e vendit janë në gjendje stabile dhe se sot 10 prej tyre do të lëshohen për kurim shtëpiak.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me spekulimet se po grumbullohen para për mjekimin, ai u përgjigj se nuk ka nevojë për të pavërteta.

“Në përgjithësi në 99 për qind mjekimi është falas dhe nuk ka nevojë askush të grumbullojë para. Kështu që, nuk ka nevojë për spekulime dhe të pavërteta. Kjo është e vërteta që është publikuar para tre-katër ditëve, nuk është prej tani. Ndoshta në ndonjë shtet, megjithatë, në përgjithësi 99 për qind e mjekimit në të gjitha shtetet është falas”, tha ai. 

Shtoi se Qeveria ka siguruar mjete për udhëtim dhe akomodim të dy prindërve ose anëtarëve të familjes së pacientëve në të gjitha shtetet.

Ministri në konferencën e sotme për media pas takimit të rregullt të shtabit të krizave në Ministrinë e Shëndetësisë informoi se numri i pacientëve të cilët mjekohen për momentin është 162, ndërsa sot 10 nga pacientët të cilët janë të shtrirë në spitalet në vend do të lëshohen.

Në fatkeqësinë e cila ndodhi më 16 mars në diskotekën “Puls” në Koçan humbën jetën 59 persona ndërsa mbi 150 janë lënduar.

The post 10 të lënduar në Koçan sot dalin nga spitali për kurim shtëpiak | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .