10 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë
10 vjet më parë, pra më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 05:00 të mëngjesit ishte hequr përfundimisht barrikada kryesore mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, barrikadë kjo që ishte vendosur nga strukturat paralele të veriut. Aksioni për heqjen e barrikadës së vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, ishte hequr nga vetë […]
10 vjet më parë, pra më 17 qershor të vitit 2014, rreth orës 05:00 të mëngjesit ishte hequr përfundimisht barrikada kryesore mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, barrikadë kjo që ishte vendosur nga strukturat paralele të veriut.
Aksioni për heqjen e barrikadës së vendosur nga të ashtuquajturat “rojat e urës”, ishte hequr nga vetë ata, pra “rojat e urës”, dhe kishte zgjatur rreth katër orë, ndërsa nuk ishte shënuar ndonjë incident.
Gjatë këtij aksioni, mbi urë ishin vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe karabinierëve italianë, të cilët nuk lejonin praninë e qytetarëve afër urës.
Barrikada e cila për shumë kohë kishte ndarë qytetin e Mitrovicës dhe kishte penguar lirinë e lëvizjes, ishte hequr dy ekskavatorë që kishin ardhur nga veriu.
Pas kësaj është ndërtuar një park dhe pastaj muri. Të dyja janë hequr, por ura sërish nuk u lëshua me arsyetimin se Bashkimi Evropian po e rinovon. Aty ka kohë që kanë përfunduar punimet, por ende nuk është lëshuar. /Zëri