20 vjet burg për autorin e vrasjes së dyfishtë në Stajkovcë

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe pas procedurës gjyqësore, Gjykata Themelore Penale Shkup sot ka nxjerrë aktgjykim të shkallës së parë me të cilin LJ.K. nga Stajkovci e shpalli fajtor dhe e dënoi me 20 vjet burg për kryerjen e dy veprave – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 […]

dhjetor 6, 2024 - 21:00
 0  5
20 vjet burg për autorin e vrasjes së dyfishtë në Stajkovcë
Gjykata Themelore Penale Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe pas procedurës gjyqësore, Gjykata Themelore Penale Shkup sot ka nxjerrë aktgjykim të shkallës së parë me të cilin LJ.K. nga Stajkovci e shpalli fajtor dhe e dënoi me 20 vjet burg për kryerjen e dy veprave – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 e Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Në korrik të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë me të cilën i pandehuri akuzohet se me paramendi në mënyrë mizore dhe gjatë dhunës në familje më 14.05.2024 i ka marrë jetën vëllait të tij dhe kunatës së vëllait tjetër, me të cilin paraprakisht kanë pasur marrëdhënie të tensionuar. Pas një debati verbal, fillimisht ka filluar ta godasë gruan me një shufër metalike që e ka mbajtur me vete, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ajo ka ndërruar jetë menjëherë. Më pas i ka kërkuar të vëllait që t’i jepte çelësin e garazhit dhe pasi ka refuzuar e ka goditur disa herë me shufër në kokë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, njoftojnë nga Prokuroria.