Home / Lajme / Dashamir Shehi: Kam një apel për Bashën, në shtator aksion. Negociatat duhet të hapen…

Dashamir Shehi: Kam një apel për Bashën, në shtator aksion. Negociatat duhet të hapen…

Deputeti opozitar, Dashamir Shehi rendit disa arsye të forta pse Bashkimi Europian duhet të marr vendim pozitiv për Shqipërinë, më 28 qershor.

“Ballkani ka nevojë të integrohet. Kjo u bë një histori shumë e stërgjatë dhe ata e kanë kuptuar që Ballkani po lodhet. Europën po e zëvendësojnë dy faktorë anti-europian (Turqia dhe Rusia) në Ballkan.

Europa e ka kuptuar që është më mirë të përshpejtojmë fazën e integrimit. I treti është se, e kanë kuptuar që nëse nuk futen vetë brenda këtu me policë, me prokurorët e me gjykatësit e vet, situata e kriminalizimit në Ballkan do të vazhdojë të rritet, do të ushqejë trafiqet ndërkombëtare. për të cilin e paguajnë ata çmimin”, deklaron Shehi

Ndërkohë që maxhoranca ka akuzuar shpesh opozitën se lobon kundër çeljes së negociatave, aleati i Bashës e hedh poshtë me argumentet e tij.

Ne opozitarët jemi me të dyja duart për Europën. Për ne ka edhe një arsye të katërt, Europën e kemi aleat në luftën kundër kësaj qeverisje, e cila duke qenë jashtë Europës bën siç ka qejf”, thotë kreu i LZHK.

Sipas tij, vendimi i Këshillit Europian pritet të pasohet nga veprime të tjera nga opozita. Deputeti Shehi shprehet se tashmë janë të përcaktuara fushat ku do të ketë fokusin kampi opozitar.

“Ne do të fillojmë luftën nga shtatori e mbrapa në fillim duke ndryshuar ligjin zgjedhor.

E dyta, duam të rikorigjojmë të gjitha deformimet që i janë bërë sistemit gjyqësor, që do të thotë kjo prokurorja do rri, është e përkohshme apo është e përjetshme, dhe a do të zgjidhet sipas ligjit.

E treta, ato institucione që duhet të kontrollojnë sistemin e drejtësisë, edhe ata mund të rishikohen.

Pastaj do të merremi të reformojmë sistemin administrativ se ajo zgjidhje që u bë është thjeshtë personale e Ramës”, deklaroi ai.

Deri në këto momente tryezat për Reformën Zgjedhore, Shehi i vlerëson në mënyrë ironike, duke thënë se “deri tani tryezat kanë qenë një lloj bla, bla, blaje”.

Reforma Zgjedhore shton deputeti opozitar kërkon të merren këto vendime.

“Do votojmë si përpara apo do të votojmë në mënyrë proporcionale, apo do të votojmë në mënyrë maxhoritare, apo do i komunojmë të dyja.

o të jetë lista e hapur apo do të jetë lista e mbyllur, a do t’i kthejmë shqiptarëve një minimum të drejte maxhoritare në kuptimin që përtej ngjyrës së flamurit shqiptarët të shohin dhe fytyrën e personazhit, kë po votojnë”, tha Shehi.

Sa i përket reformës zgjedhore, aleati i Partisë Demokratike ka këtë kërkesë për Lulzim Bashën.

“Nëse do të bjerë pre e lojës së vjetër që ne dy të mëdhenjtë bëjmë një sistem kundër të tjerëve, unë besoj se do të jetë pishman në të ardhmen, do të humbas shumë në moralin politikë në radhë të parë por edhe vota”, deklaron aleati i kreut të PD.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 4:33 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138235
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit