Dosja Habilaj/ Zbulohet përfshirja e zyrtarëve të policisë në trafikun e drogës

Është zbardhur një pjesë nga dosja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen “Habilaj-Tahiri”, në të cilën përmenden emrat e tre zyrtarëve të policisë në arrati Gjergj Kohila, Jaeld Cela dhe Sokol Bode, si dhe rolet që kishin ata në grupin e trafikut të drogës. Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodjana Lala, thuhet se Sokol Bode iu ka ofruar ndihmë dhe ka mbajtur lidhje me trafikantët Habilaj që të realizonin me sukses trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Nga hetimet e kryera rezulton se pjesëmarrës të këtij grupi kriminal janë edhe shtetasit Sokol Bode, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dhërmi, i cili ka mbajtur lidhje duke ju ofruar ndihmë dhe mbështetje anëtarëve të këtij grupi kriminal me qëllim realizimin e trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë”,- thuhet në dosje.

Nga ana tjetër një rol aktiv siç thuhet në dosje rezulton të ketë pasur edhe shefi i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët.

Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë Shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj”,- sqarohet në dosje.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Jaeld Cela, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së policisë Vendore Vlorë në bashkëpunim me punonjësit e policisë Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe punonjës policie të tjerë, kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike, më pas trafikimin e saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”,- thuhet ndër të tjera.

SI U LARGUAN NGA SHQIPËRIA TRE ISH-ZYRTARËT
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka shpallur në kërkim tre ish-zyrtarët dhe është e bindur se mosprangosja e zyrtarëve të lartë të policisë së qarkut Vlorë, ishte dekonsperuar nga kolegët e tyre.

Oficerët e policisë gjyqësore, kishin arritur të binin në gjurmët e ish-funksionarëve të policisë 2 ditë para se të lëshoheshin 3 urdhërat e ndalimit, ku për Sokol Boden gjykata kishte vendosur më herët “arrest në burg” në mungesë.

Për këtë arsye, -theksoi prokuroria- dyshimet se mund të ketë pasur rrjedhje të informacionit nga vetë strukturat policore, pasi të tre të kërkuarit ishin lokalizuar më herët dhe pritej vetëm arrestimi i tyre. Edhe pse në sistemin TIMS, Jaeld Çela ishte larguar më 22 tetor 2017 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit me një kompani flutrimi drejt shtetit Turk, ai, -thekson organi i akuzës- kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë.

Burimet nga grupi hetimor konfirmuan se Çela kishte mundur të largohej përsëri jashtë territorit shqiptar mbëmjen e 20 nëntorit duke i shpëtuar prangosjes. Të njëjtën mënyrë kamuflimi kishin ndjekur edhe dy drejtuesit e tjerë të policisë Vlorë.

Sokol Bode ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit më date 29 gusht të këtij viti. Ndërkohë Gjergj Kohila ishte regjistruar në sistemin TIMS më 11 nëntor dhe kishte dalë nga pika kufitare e Kakavijës.

Emrat e tre personave nën hetim, ishin regjistuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth një vit më parë, ku ish-drejtori i qarkut Vlorë, Jaeld Çela, së bashku me dy vartësit e tij, kishin siguruar kushtet për paprekshmërinë e grupit kriminal të Habilajve. Në tetor të 2016-s në zonën e Treblovës dhe Veshdanisht u sekuestruam rreth 23 tonë kanabis dhe u prangosën 6 persona./ BW

The post Dosja Habilaj/ Zbulohet përfshirja e zyrtarëve të policisë në trafikun e drogës appeared first on Hapur.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 15, 2018 4:32 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=138221
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit