Home / Lajme / FIFA merr vendimin, Kupa e Botës 2026, në 3 shtete dhe me 48 skuadra

FIFA merr vendimin, Kupa e Botës 2026, në 3 shtete dhe me 48 skuadra

SHBA, Kanadaja dhe Meksika do të presin finalet e Kupës së Botës 2026, pas votimit që anëtarët e FIFA-s kanë dhënë të mërkurën në Moskë.

Kupa e Botës është zhvilluar edhe më parë në Amerikën e Veriut, fillimisht në Meksikë në vitin 1986 dhe SHBA në vitin 1994.

Për Kanadanë kjo është hera e parë që paraqitet si vend organizator i Kupës së Botës. Në 8 vjet këto tre shtete të Amerikës së Veriut do të përgatisin infrastrukturën e kampionatit Botëror më të madh, me plot 48 skuadra, 80 ndeshje, në harkun e 34 ditëve.

Kandidatura e 3 vendeve të Amerikës së Veriut mori 67% të votave, kundrejt 33% të Marokut.

o.j/dita



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 1:28 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=134868
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit