Home / Lajme / Kotzias: Nuk iki me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Kotzias: Nuk iki me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Vetëm një ditë pasi zgjidhën me Shkupin mosmarrëveshjen 27-vjeçare për emrin, Greqia duket e vendosur për t’u dhënë zgjidhje edhe çështjeve të mbartura me Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ishte i prerë kur tha se nuk ikën në pushime pa i zgjidhur këto çështje.

“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë.

Ndodhemi ne procesin e zgjidhjes se problemeve që rezultojnë që prej 70 vjetësh.

Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur”, tha kryediplomati grek.

Deklaratat Kotzias i bëri pas takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë.

a.s/dita



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 1:49 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=134962
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit