Home / Lajme / Mediat koreano-veriore: Takimi Trump-Kim, një fitore e madhe

Mediat koreano-veriore: Takimi Trump-Kim, një fitore e madhe

Mediat koreano-veriore e kanë konsideruar takimin Trump-Kim Jong Un një fitore të madhe për vendin.

Mediat e këtij vendi janë rreptësisht të kontrolluara nga qeveria dhe raportojnë vetëm pozitivisht për aktivitetet zyrtare e kësisoj, ajo rrallë herë raporton për aktivitetet e liderit Kim Jong Un në kohë reale. Por takimi i të martës në Singapor ishte të mërkurën në faqet e para të gazetave, me imazhe të shumta të Kim përkrah Donald Trump.

Ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve publikoi një artikull entuziast në anglisht, duke i cilësuar bisedimet si një ndarje historike ndaj së shkuarës.

Sa i takon vëzhguesve perëndimorë, ata thonë se marrëveshja e arritur në samit përmban lëshime domethënëse nga ana e SHBA-së, ndërsa nuk ka asnjë angazhim të ri nga Koreja e Veriut dhe as detaje se si denuklearizimi do të arrihet.

Dy liderët u takuan të martën për të nënshkruar një deklaratë të shkurtër mbi denuklearizimin dhe reduktimin e tensioneve. Pas samitit historik, Trump u shpreh se sanksionet do të mbeten në fuqi deri në momentin kur armët bërthamore të mos jenë më një faktor ndikues. Ai po ashtu njoftoi edhe fundin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.

s.a/dita



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 2:18 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=135067
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit