Reportazhi i Partizani i Beogradit:Fadil Vokrri, emri që ka vend në historinë e klubit (Video)

Klubi serb i futbollit, Partizani i Beogradit, me rastin e vdekjes së befasishme të futbollistit legjendar, Fadil Vokrri, i ka kushtuar një emission, që titullohet “Rrëfimi për Fadil Vokrrin”. “Fadil Vokrri i ka tejkaluar kufijtë e lëndimeve. Një ndodhi legjendare lidhur me Vokrrin është se në një ndeshje të rëndësishme të Partizanit, ai kishte luajtur me katër brinjë të thyera. Lojtari, i cili të themi se ka qenë i vetmi sulmues nga Prishtina, nga ajo pjesë e Jugosllavisë, që ka lënë gjurmë serioze dhe në Ish-Jugollavi, u bë reprezentues i asaj Jugosllavie të dikurshme.

Ai do të mbahet në mendje për angazhimin e madh dhe sakrificën për Partizanin. Fadil Vokrri do të mbahet në kujtesë të tifozëve me dy golat në dy ndeshje, që ia shënoi rivalit të Crvena Zvezda në vitin 1988, duke i bërë krenarë tifozët e vet, të cilët, pas shumë viteve, kishin rrëmbyer rezultat të mirë në stadiumin e kundërshtarit. Goli i dytë në kupë kundër Zvezdës kishte bërë që Partizani të kalojë tutje dhe më pas në finale të triumfojë ndaj Velezhit, me rezultatin 6-1. Në këtë finale, ndaj Vokrrit ishte shkaktuar penallti, pas të cilës Partizani kaloi në epërsi prej 1-0, ndërsa Vokrri më vonë shënoi edhe golin e katërt me kokë.

Partizani për herë të parë pas vitit 1957 kishte fituar Kupën e Jugosllavisë, ose pas 32 viteve pritje. Ai e përfundoi karrierën e tij te Partizani kur në Ish-jugosllavi shpërtheu lufta. Dhe, sikur çdo zog që kthehet në folenë e tij, edhe Vokrri u kthye te populli i tij. Në atë periudhë të krizës, të viteve 1987, 1988, 1989, kur në Kosovë eksplodoi gjithçka, Fadil Vokrri me asnjë fjalë, me asnjë gjest nuk ka nxitur përleshje, përkundrazi ishte nyje mes popullit serb dhe atij shqiptar. Fadil Vokrri në asnjë moment nuk ka marrë pjesë në nxitjen e së keqes.

Normalisht, sikur Xhevat Prekazi, që është trajner i shkollës së futbollit të Partizanit, edhe Fadil Vokrri ka mundur të ketë një detyrë të ngjashme, ndoshta edhe më shumë. Fadil Vokrri ka luajtur tri sezone te Partizani (1986-1989) dhe disi nuk është pritur nga ai që të zgjedhë Partizanin dhe Beogradin në vend të qytetit ku ka lindur dhe popullit të tij. Kjo dukej si utopi. Ai u kthye në Prishtinë, ku emërua kryetar i FFK-së, pasi ka menduar se edhe ata fëmijë atje duhet të luajnë futboll.

Sipas tij, borxhi ndaj atyre fëmijëve ka qenë më i madh se borxhi ndaj dikujt tjetër. Akti i tij u fundit lidhur për Partizanin është ardhja e tij në Elbasan, ku si kryetar i FFK-së, në mes të Elbasanit bënte tifozllëk për Partizanin kundër Skënderbeut. Mendimi i Partizanit për Vokrrin është se ai ka qenë i sjellshëm dhe i njerëzishëm. Fadil Vokrri është emër që ka vend në historinë e Partizanit dhe për rrëfimin e tij do të donte të dëgjonte çdo tifoz i tij.

Diçka për të ardhmen: do të ishte mirë, sikur në kohëra më të mira të pritnim ndonjë Fadil Vokrri të ri në fanellën e Partizanit dhe në kohëra normale të luajë ndonjë shqiptar për Partizanin. Fundja të admirohet 50 për qind e asaj që kemi admiruar në kohën e rinisë Fadil Vokrrin tonë. Sidoqoftë, ishte nder dhe gëzim ta shohësh Fadil Vokrrin me bluzën e Partizanit, ashtu sikur të gjithë ata që kanë pasur rastin ta ndjekin, e të cilët me pikëllim të thellë janë përshëndetur nga ai. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, me shpresë se fëmijët e Fadilit do ta duan stadiumin dhe Partizanin. Fundja, ta duan sa e ka dashur Partizani prindin e tyre.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 1:40 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=134930
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit