Teatri Kombëtar, PD: Lali Edi e ka ndarë mendjen ta bëjë “dhuratë”, ja ç’thotë PPV

FOTOT: Dy bukuroshe të Miss Universe i bashkohen Tema TV
FOTOT: Dy bukuroshe të Miss Universe i bashkohen Tema TV
Komisioni i Medias ditën e sotme ka pasur në vëmendje çështjen e “Teatrit Kombëtar”.

Partia Demokratike u përfaqësua me deputetin Hekuran Hoxhalli i cili tha se hapësira e godinës ekzistuese po tentohet që të bëhet “dhuratë” për ndërtime kullash.

Ai ka shigjetuar kryeministrin Rama, ministren e Kulturës Kumbaro si dhe kryebashkiakun Veliaj.

“Bashkia të “plas buzën” e të “merr shpirtin” po të lëvizësh një centimetër prej Planit të Përgjithshëm Vendor. Me një përjashtim….me përjashtim të zonës ku Lali Edi,jo Lali Eri) ka ndarë mendjen të na bëjë “dhuratë” teatrin (tek ky projekt Lali Edi i thotë Lali Erit: ty t’ka Lala çun!).

Për të kuptuar ndalesën e parë në shtegun e korrupsionit duhet të lexojmë PPV. PPV ka pasaportën për çdo njësi, ku përcaktohen rreptësisht kushtet për ndërtimin në Tiranë. Njësia ku Lali Edi do na “dhurojë” teatrin ka emërtimin TR/1.

Kur Lali Edi miratoi PPV e Tiranës, e kishte ndarë mendjen që do na bënte me “teatër”, me teatër dhe gjashtë kulla në zemër të Tiranës, të gjitha në truall publik, atje ku ligji nuk e lejon të ndërtojë.

Nëse nuk më besoni, atëherë zbrisni dhe ju në ndalesën e parë të korrupsionit dhe lexoni, duke krahasuar, faqen e parë të pasaportës së PPV më poshtë. Binduni vetë”, shprehet Hoxhalli.(TemA)



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 2:08 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=134977
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit