Home / Lajme / Xhuljeta Çuni kishte kërkuar ndihmë, por… Reagon policia: Nuk kemi asnjë përgjegjësi

Xhuljeta Çuni kishte kërkuar ndihmë, por… Reagon policia: Nuk kemi asnjë përgjegjësi

Policia nuk ka asnjë përgjegjësi për vrasjen e paralajmëruar, të 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, në Tiranë. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në një deklaratë të shpërndarë për mediat thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi penale e punonjësve të Policisë për ngjarjen në “Don Bosko”.

Merr një tjetër rrjedhë vrasja e Xhuljeta Çunit

Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 8 Qershor 2018, në rrugën “Don Bosko”, ku shtetasi XH.M. vrau me armë zjarri shtetasen 19-vjeçare Xh.Ç., e më pas veten. SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kryqrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj. Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë regjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin. Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore. Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga shtetasja Xh.Ç., pas kallëzimit të datës 07.05.2018. Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën”, theksohet në njoftimin e SHÇBA.

gsh
gsh

Ky reagim vjen pasi rezulton se maturantja ishte drejtuar më parë për ndihmë pranë uniformave blu dhe mesa duket nuk mori zgjidhje e as mbrojtje.

Më 8 qershor një krim pasioni tronditi kryeqytetin ku Xhaferr Mata ka qëlluar mbi Xhuliana Çunin duke e lënë të vdekur, e më pas qëlloi veten. Ai ndërroi jetë në spital.

The post Xhuljeta Çuni kishte kërkuar ndihmë, por… Reagon policia: Nuk kemi asnjë përgjegjësi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk June 13, 2018 1:38 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=134874
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit