Home / Lajme / ASH: Nuk jemi kundër integrimit në NATO dhe BE

ASH: Nuk jemi kundër integrimit në NATO dhe BE

Pas Intervistës së Zv kryeministrit Bujar Osmani ka reaguar Aleanca për Shqiptarët. Nga ku hedhin poshtë si të pabaza thëniet e Osmanit se opozita është kundër integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Për BDI-në dhe Bujarin, edhe të burgosurit e rastit Monstra ishin terrorist, edhe Haki Aziri nuk ishte i kidnapuar edhe Rexhail Qerimi është terrorist, edhe Agim Beluli ishte terrorist, edhe Luani ishte simbol i shqiptarëve, edhe gjuha shqipe ishte e zyrtarizuar. Shqiptarët e dinë mirë se Rusia nuk ishte në Maqedoni por atë e sollën qeverisja VMRO-BDI. U deshtë shumë mundë, sakrificë, gjak dhe ndikim shumë i madh i miqve ndërkombëtar dhe mezi i larguam nga VMRO dhe Nikolla Gruevski. Aq shumë ishin të lidhur në krim. Nuk ndaheshin dot. Dhe nuk e harruan zanatin as tani. Vazhdojnë ti shërbejnë me devotshmëri padronit të ri. Po ta përsërisim edhe njëherë Bujar Osmani, ne -shqiptarët maqedonas jo, ndërsa ju, edhe kameleonët do tua kishin zili”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:28 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141285
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit