Qeveria siriane pranon se po përgatitet për ofensivë ushtarake

Siria ka pranuar se është duke u përgatitur për një ofensivë kundër luftëtarëve rebelë në provincën Idlib, derisa aleatja e saj, Rusia planifikon realizimin e stërvitjeve detare në Detin Mesdhe.

Këto hapa të Rusisë vijnë në kohën e rritjes së tensioneve me Perëndimin në këtë rajon.

Pasi ka biseduar me homologun e tij rus në Moskë, ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moualem, ka thënë më 30 gusht se ushtria e shtetit të tij “do të hyjë në Idlib” dhe se “shënjestra fillestare” do të jetë Fronti Al-Nusra, që ka pasur lidhje me Al-Kaidën.

Këto komente kanë ardhur në mesin e shqetësimeve në rritje nga Kombet e Bashkuara dhe Perëndimi për rreziqet me të cilat përballet popullata civile në rast të përshkallëzimit të situatës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka përsëritur më 29 gusht, shqetësimin e kësaj Organizate për “rreziqet në rritje të përballjes me një katastrofë humanitare në rast të operacionit ushtarak” në Idlib.

Kjo provincë përbën territorin e fundit të kontrolluar nga rebelët sunitë sirianë.

Guterres u ka bërë thirrje, Qeverisë Siriane, Rusisë dhe palëve tjera të “vendosin si prioritet mbrojtjen e civilëve”.

Moualem u ka thënë gazetarëve se, ushtria siriane “do të bëjë gjithçka për të mënjanuar viktimat civile” gjatë ofensivës në Idlib./rel

Si përgjigjje ndaj paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës për mospërdorim të armëve kimike, Moualem ka pretenduar se ushtria e Sirisë nuk ka nevojë dhe se nuk posedon armë të tilla.

Hetuesit në Organizatës së OKB-së për Ndalimin e Armëve Kimike kanë vlerësuar se forcat e Qeverisë Sirianë kanë përdorur sarin dhe gaz klori në sulmet kundër forcave rebele.

Autoritetet siriane anën tjetër i kanë mohuar këto akuza.

Më herët më 30 gusht, ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar për zhvillimin e stërvitjeve të mëdha ushtarake në Detin Mesdhe gjatë kësaj jave, teksa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se situata e vështirë në Siri ka arsyetuar kryerjen e të njëjtave./rel



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 30, 2018 9:48 pm ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=141468
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit

One comment

  1. Like!! I blog frequently and I really thank you for your content. The article has truly peaked my interest.