http://www.insajderi.com/lajme/feed/

Serbia e kujton Annanin, por s’ia harron bombardimet ndaj saj

Kofi Annan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, i cili ka vdekur sot pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 80 vjeçare, nga viti 1987 ka mbajtur disa prej posteve më kyçe në OKB, përfshirë edhe atë të ndihmës sekretarit të përgjithshëm.

Gjatë viteve të ’90-ta, ai ishte i angazhuar për operacione paqësore në botë, ndërsa nga tetori i vitit 1995, ishte i dërguar special i OKB-së për ish-Jugosllavi.

Gjatë mandatit të tij, Annani pati përkrahje të madhe nga administrata amerikane e Bill Clintonit, e edhe pse është fitues i çmimit Nobel për paqe, në serbi nuk konsiderohet i tillë për shkak të përkrahjes që i dha bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, transmeton Koha.net.

Annani nga viti 1997 deri më 2006 ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së. Në atë kohë, sipas mediave serbe, ndodhi edhe “agresioni i NATO-s ndaj Jugosllavisë”, ndërsa Kombet e Bashkuara, sipas mediave serbe, “ditëve të marsit të vitit 1999 u bënë ‘viktima kolaterale’ të agresionit amerikan dhe të NATO-s në Jugosllavi”.

Sipas Kartës së OKB-së, shkruan “Novosti”, Jugosllavia me asgjë nuk kishte nxitur luftë.

“Sulmet ajrore ndaj Jugosllavisë tregojnë se bota më nuk do të tolerojë që vendet që shkelin në mënyrë brutale të drejtat e njeriut të ‘fshihen’ pas Kartës së OKB-së, e cila në vend të parë vë sovranitetin shtetëror”, citon “Novosti” të ketë thënë Annani.

Tutje, ky medium thotë se në paraqitjen e tij të 7 majit, në po të njëjtën ditë kur aeroplanët e NATO-s goditën Ambasadën kineze në Beograd, Annani kishte thënë se “mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet të jetë mbi sovranitetin shtetëror”.

Mediumi serb shton më tej se Annani, nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, kishte thënë se “ndonjëherë rregullat duhet të shkelen për të mbrojtur jetë njerëzore”.

Gjatë një vizite në Bruksel, thotë “Novosti”, ku ishte shtabi i luftës kundër Jugosllavisë, Annani ishte edhe më konkret kur tha se “përdorimi i dhunës ushtarake nga ana e një organizate rajonale, siç është për shembull NATO-ja, ndonjëherë mund të arsyetohet edhe pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit”.

The post Serbia e kujton Annanin, por s’ia harron bombardimet ndaj saj appeared first on INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 19, 2018 4:12 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141414
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit