(VIDEO) Temperatura të larta dhe stabile gjatë javës

Pas periudhës së kaluar, që u karakterizua me mot jo stabil me të reshura të shiut, në dy javët e ardhshme na pret mot stabil dhe i nxehtë. Kështu thonë sinoptikanët nga enti hidro-meteorologjik. Lençe Rizova thotë se nesër, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Lençe Rizova, sinoptikane

Nesër gjatë ditës do të mbajë mot stabil me diell dhe me vranësira mesatare. Do të jetë nxehtë, me temperatura mes 29 dhe 36 gradë Celsius. Në orët e pasditës, nesër ka mundësi që në rajonin malor veri-perëndimor të ketë reshje të përkohshme të shiut.

Rizova thotë se të martën dhe në ditët në vijim, pritet që temperaturat të arrijnë në 38 gradë Celsius. Megjithatë, ajo thekson se kjo nuk është alarmuese, pasi këto temperatura janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Lençe Rizova, sinoptikane

“Të martën pritet të mbajë mot stabil dhe pak më i nxehtë. Moti stabil do të jetë edhe të mërkurën, por edhe në ditët në vijim pason periudhë me mot stabil me diell dhe i nxehtë. Përjashtim është e enjtja, kur do të ketë kushte për paraqitjen e motit jo stabil, kryesisht në pjesët lindore të vendit. Por, kjo do të jetë vetëm një situatë e përkohshme dhe pas kësaj sërish do të vazhdojë periudha me mot stabil, të thatë dhe me diell”

Shkaku i temperaturave të larta, UV indeksi do të jetë i lartë, duke e arritur shkallën 9. Meteorologët sqarojnë se moti jo stabil gjatë periudhës së kaluar ishte si pasojë e cikloneve nga të cilat ka qenë i ndikuar rajoni ynë, e që vijnë nga Mesdheu dhe Veriu.

Abdulla Berisha /SHENJA/



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:23 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141227
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit